Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Oshtima !

Ti s’duhet ta dish një të fshehtën time
që xhelozinë tënde e lexoj dashuri
Mos fluturo për të qenë i mrekullueshëm,
kur, edhe mungesa jote më çel në gji .

Mos vall u dashurova me oshtimën atje ?
E jo me detin e thellë blu!
Mos vall u dashurova me mungesën ndër ne…
Dhe nuk jam dashuruar ende me ty ?!

 

i çmenduri

Ai po ecte dhe këmbët ia preu fjala
po-po, po fliste me vete me zë të lartë
e degjova me dhimbje por nuk e ndala 
mendimi nuk ishte i çartë
veç i ishte lodhur brenda kokës
eh, sa të vërteta i meson i ”çmenduri” Botës!

Ai më mblodhi me shallin e tij
në dorë mbante një shpend të egër
si ta kuptoja atëherë, isha një femij
unë botën e njihja veç si emër!

Vazhdova të ecja përkrah tij
ai , pa më vënë re…
”ohh botë e shkretë” thirri
”pse më le pa atdhe ”!

 

***

Kur mungon ajo fjala jote
mungon një ditë nga jeta ime.
Kur i mbledh ditët pa fjalë
më bëhen buqetë kujtime!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s