ABAHN LETH (LE ANH)

ABAHN LETH (LE ANH)
 
ABAHN LETH (LE ANH), emri i vërtetë Lê Thành Bá, lindi në vitin 1941 në Vietnam. Profesionet: mësues, poet, shkrimtar. Kryeredaktor i Organizatës së Bashkëpunimit të Gazetarisë dhe Komunikimit Ndërkombëtar, Phnom Penh, Kamboxhia. Abahn Leth është një nga pionierët e kohëve moderne për të shpërndarë kulturën e Vietnamit në botë. Abahn Leth shkroi katër poema të gjata, “Thuaj përshëndetje botës”, “Lere të Ardhmen të thotë të Vërtetën”, “Poezitë kujtuese të natës së pranverës” dhe ” Vërejtje kritike për abstraktin e kështu me radhë”. Vepra e tij është jashtëzakonisht me ndikim në formësimin e kulturës vietnameze dhe letërsisë bashkëkohore. Libri me poezi i Abahn Leth: “Udhëtimi drejt Paqes, Dashurisë dhe Lumturisë” u botua në vitin 2017. Kjo vepër ndikoi për t’u bërë bashkë-President i Bashkimit Botëror të Poetëve (WUP), emëruar nga Silvano Bortolazzi dhe duke qenë një ambasador i Institutit Botëror për Paqe me çmimin e ikonës Botërore të Paqes, (dega e Vietnamit, datë 12 Shkurt 2018), në njohjen e performancave të tij shembullore në promovimin e paqes dhe shërbimeve humanitare nëpërmjet profesionit të tij.
 
 
Unë dua të jem
 
Unë dua të jem
një frymë e erës në fluturim
duke hedhur në sytë e drenushës pafajsinë.
 
Unë dua të jem
pika e vesës së mëngjesit kaq mirë
lehtë të bie, duke zbutur rrënjët e flokëve të saj.
 
Unë dua të jem
njeriu i shpërndarë
duke pritur zambakë uji për këmbë të dobta të një gruaje të bukur.
 
Unë dua të jem
në sferat e Samaras me shpresë
të zhytem në dashurinë tokësore.
 
Unë dua të jem
hëna e natës së 16-të të muajit
ku drita të ndriçojë përmes dritares perden e saj.
 
Dua ëndrra ime
si ujëvara, vendosur
qëllimisht , për të rendur në zemrën time si shiu i pareshtur.
 
Dua që ajo të jetë
e dëshira e dashurisë sime,
në sferat e mia vetiake, të poezisë përgjithmonë …
 
 
 
 
Përgatiti materialin Marjeta Shatro – Rrapaj
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s