HIJE E RËNDË MBI FUSHËGROPË / Nga: Salih Salihu

HIJE E RËNDË MBI FUSHËGROPË

 

Nga: Salih Salihu

Dielli është ngritur një hosten mbi horizont, sikur bënë sehir, apo më mirë do të  themi, sikur tallet me ne vjeshtakët, krahasuar me ditët verore, të cilat ishin plotë erëra dhe shira.

A thua është kjo tallje apo ironi ?!…

Shi dhe erëra në verë e në vjeshtë diell i ngrohtë pranveror. Ndërruan kohërat, ndërruan mentalitete, ndërrim botëkuptimesh e çka jo tjetër.

Gjendja gjithnjë e njejt, edhe hapësira e njejt, Fushëgropa.

Gjarpërinjët e bëjnë punën e vet, ndërsa ushuj[zat, thithin gjak. Jo, gjak të prishur, por, gjakun e pastër si kristali. Ahengjet bashkë me theqafjet vazhdojnë me të vjetrën, vetëm me një ritëm të shtuar, thuase asgjë nuk po ndodh.

Fushëgropa rënkon, llogaria pa hongjiun po vazhdon. Sorrat dhe hongjo-bongjot, përkthelin syrin injorues. Umblat e përgjakshme vazhdojnë si në kohërat më të errëta.

Në fundin e ferrit vlon kazani i dredhive dhe tregtive të ndyta. Tregtarët, gjambazët, betohen në turpin dhe marrinat e tyre. Dikush mban flamurin e bardhë me krenari gjerë në piedestal.

O, ironi e kohës, si nuk shkelë në trurin e mykur, por e shikon me përktheli, trurin e leckosur.

Vallë gjerë  kur i duhet kohës, truri i leckosur, me shkopin e lypësit në supe, dyerve dhe strehëve të huaja ?!…

Vallë a nuk ishte njëherë një kohë, një satrap mizor, i cili tërë jetën e kaloi me shkopin e lypësit, për të vetë kënaqësi,për ta gënjyer botën?!.

E në fund, strofkën e vetë e la nën mëshirën euforisë dhe stihisë.

Përsëri luftëra, tortura, vdekje, përsëri flamuri i bardhë.

Vallë ç’ është kjo leckë e bardhë, që u dashka ta bartë vazhdimisht dikush?!…

A mos vallë ka marrë testament dikush, nga satrapi mizor, flamurin bardhë dhe rolin e zjarrfikësit ?!…Sa turp!…

Ç’ është kjo leckë e bardhë, që mashtron dhe gënjen, zemrat e çiltëra dhe të sinqerta, të një vetëdije mesatare ?!…

Ç’ është kjo stafet e ndytë, që imponohet në duart  e pastra, të bardha si bora ?!…

Hidheni, shporreni mashtrimin dhe gënjeshtrën, që u sjellin larot dhe hongjo-bongjot e rangut të vetë.

Vallë a është kohë utopish, apo kohë reale?…

Fushëgropë ku je ?…

Zgjohu nga ëndrra që të ka kapluar, mos fol përçartë, se opiumi është terapi që nuk shëron. Opiumi vetëm shkatërron dhe degjeneron.

Fushëgropë ke qenë, je dhe do të jesh !…

Ngrihu mos u zvarritë, mos u shkarravit, nuk jam mësuar të shoh duke bërë jetë zvarraniku.

Ke qenë dhe duhet të jesh krenare, ashtu qysh ty të ka hije. Atyre që u munduan dhe mundohen ta mbysin krenarinë tënde, pik atu bie.

Mos hesht, mjaftë më me heshtje dhe lot nëpër faqe !…

Ngrite velin e nusërisë, ta shohë fytyrën buzëqeshur e buzëqeshur si hëna pesëmbëdhjetë.

Fushëgropë në ty ngrëna bukën e arave tua, piva ujin e krojeve tua. Në ty për herë të parë thitha qumështin ëmbël të nënës, në tymo të lë edhe asht e rrashtë.

Fushëgropë ngrehu krenare ashtu si të ka hije !…

Ngrehu, ngrehu,  krenare dhe tregoje trimërinë, krenarinë dhe bujarinë,ashtu qysh ty të ka hije.

Koha po troket në derë.

Zhurmë rrallimë e piskamë qentë po lehin.

Lakejt vazhdimisht lëpijnë pjatat nga gjellëratë  e mbetura dhe ndonjë asht të hedhur në mbeturina.

Hudheni, shporreni mashtrimin dhe gënjeshtrën, që u sjellin larot dhe hongjo-bongjot e rangut të vetë.

Vallë është kohë utopish, apo kohë reale ?!…

Fushëgropë ku je?…

Zgjohu nga ëndrra që të ka kapluar, që të ka kapluar, mos fol përçartë, se opiumi është terapi që nuk shëron. Opiumi vetëm shkatërron dhe degjeneron.

Fushëgropë, ke qenë, je dhe do të jesh !…

Ngrihu mos zvarrit, mos u shkrryej, nuk jam mësuar të shohë duke bërë jetë zvarraniku.

Ke qenë dhe duhet të jesh krenare, ashtu qysh ty ka hije. Atyre që u munduan dhe mundohen pika tu bie. Mos hesht !…Mjaftë më me heshtje dhe lot në faqe !…

Ngrite velin e nusërisë, ta shohë fytyrën e buzëqeshur si hëna pesëmbëdhjetë.

Fushëgropë, në ty ngrëna bukën e arave tua, piva ujin e krojeve  tua. Në ty për herë të parë, thitha qumështin e ëmbël të nënës, në ty do të lë dhe asht e rrashtë, ngrehu krenare ashtu si të ka hije.

Ngrehu, ngrehu dhe tregoje trimërinë bujarinë dhe krenarinë tënde, ashti qysh ty të ka hije.

Koha po troket në derë.

Zhurmë, rraptimë e piskamë, qentë po lehin. Lakejt  vazhdimisht lëpijnë pijatat, nga gjellërat e mbetura dhe ndonjë asht të hedhur në mbeturina

Vallë a ka në Fushëgropë mbeturina, apo ka mbeturina Fushëgropa ?!.

Rëra po u rrëshqet nën këmbë, e lakejt vazhdimisht lehin, hapin gojën thua duan ta gëlltitin natën e errët.

Deri kur do të lehin?

Kjo varet nga ndjenja dhe ndërgjegjja e tyre.

Por, vallë a ka kafsha ndjenja dhe ndërgjegje ?…

Sido që të jetë, qentë lehin, por karvani ec.

Ec, ec, ec e nuk ndalet.

Po,  karvani ec me të gjitha traumat e ti, frika, tmerri, tronditja, por, ec,..Apo zvarritet.

Nata është e errët, nuk ka dëshmitar, në çdo anë pritat dhe pusitë, në çdo çast mund të vërshojnë egërsirat,.. Ato janë të pa mëshirshme. Egërsirat kërkojnë gjak, ato janë të pa mëshirshme.

Bishë është ajo, mëshirë nuk ka.

Dikush po e përkthelë bishën.

Vallë a mund të futet eshi  në gji ?…

Po ai është plotë gjemba, për ate strofka më,e mirë është ferra.

Jo, jo, ende nuk po gjej mendimin më të mirë.

Diçka po më ngacmon, brendia ime, nuk po më lë të qetë.

Kur mendoi gjakun e Agronit, Teutës Gencit, Pirros, Gjergj Kastriotit, shpesh herë e pyes vetën ku jam ?… A jam Unë stërnip i tyre  Çka mora Unë nga ata, a mos u kam dorgj atyre, mos u mbeta borgj.

Atyre të cilët të cilët ditën ta luajnë shpatën dhe pendën.

Kohë o kohë,sa e shëmtuar që je, me të gjitha atë mirat dhe të këqijat që i ke.

Ajam Unë, stërnip i atyre piratëve, të shpejtë si rrufeja, të cilët ua futën frikën në palcë, alamet marinë luftarake, çfarë ishte ajo romake?

Ata, që dinin ta gjunjëzonin bizantin e pa fre. A jam Unë, stërnip i Kastriotëve, krye trimit shqiptarë, Gjergj Kastriotit, para shpatës së cilit, dridheshin edhe strategët dhe gjeneralët ushtarak, çfarë ishin, Murati, Ballaban Pasha edhe vetë Sulltan Mehmati i dytë pushtuesi.

Po të gjitha këto i bënte krahu i fortë dhe shpata e Gjergj Kastriotit, të cilën njeriu i sotëm as me dy duart nuk mund ta ngre.

Armikut përveç taktikë, duhet ti futësh edhe tmerrë e frikë. Tërë natën, shohë ëndrra që të çmendin. Më duket sikur shkeli mbi gjak dhe eshtra. Më duket sikur flas me të vdekur, të më kërcnohën, se nuk ke vënd as në këtë botë, as në botën tjetër.

Shkelë thonë mbi gjakun dhe eshtrat tonë e porosinë e hodhe pas shpine, sikur ndonjë leckë të hedhur.

Gjon Kosanqi dhe Musë Shqiptari, kërkojnë logari, por, s’u jepet dot, për arsye se lecka e bardhë e quajtur flamur, nuk lejon. Kjo leckë, në folenë e shqipeve, në vend të burrërisë dhe besës, trimërisë dhe bujarisë, vazhdon të mbjellë tmerr dhe frikë, mashtrim përulje dhe injorim. Kjo leckë e bardhë, foletë e shqipes donë ti shndërroj në fole të qyqeve.

Por, zëri i arsyes, ndërgjegjes dhe trimërisë, do ti shkatërroi këto pranga të dyfishuara. Do të trokas në dyert e sinqeritetit, çiltërsisë dhe të atdhe dashurisë.

Flamuri i bardhë, ka udhëtuar edhe në vitin 1881.

Por, prej asgjëje doli asgjë, dhe prej asgjësë gjithnjë asgjë ka për të dalë.

Isë Buletini, vazhdimisht pyet, a ende a ?!…

Vallë çka ti thuhet ?!…

Ta gënjej më bren ndërgjegjja.

Më brenë ndërgjegjja e çiltër reale dhe e sinqertë !…

I them që Fushëgropa ende po rënkon , gjersa ndërgjegjja e vrarë, luan me fati e nëpërkëmbur.

Gënjeshtra dhe mashtrimi, kanë krijuar folenë e fëlliqur.

Ndërsa, kulçedra  hedhë valle, para daulleve të marrëzisë.

Thembra e hekurt, hedh hapin e plagosur, peshon rëndë, në kalldrëmin e natës së errët, që zgjat sa shekujt.

O, Isë gjeneralë i gjeneralëve, luan i luanëve e di që na pate mësuar, që kazermë për Ty, ishte çdo odë, në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, aty ku bukës i thuhet bukë e ujit i thuhet ujë !…

Isë, të njoha si mendimtar dhe ushtarak, të njohu Evropa dhe bota, të njohu, por, s’ deshi të  njohë. As flamuri i bardhë s’do të njohë, të injoron .O,  Isë , mos ja shih për të madhe, flamuri i bardhë injoron vetë vetën .

Flamuri i bardhë, kjo leckë e ndyrë e njehë atë që s’ të njohu ty.

Njohje e ati të s’ të njohu ty është bërë përsëritje.

Fushëgropa pret ose të grihet Konstandini, ta çojë në vend porosinë e dhënë, ose të lindet një njeri.

Isë, më kujtohet një këngë popullore shqiptare, ku rapsodi e përjeton në mënyrën më shpirtërore, hyrjen tënde në pallatin e Londrës.

Këtë gjendje, këngëtari popullor shqiptarë e përjeton në mënyrën më shpirtërore, ku përveç tjerash thotë;

Hynë Isa me kryet lartë

.Pala e xhamadanit o i rrinë hapët

Si shqiponja o more kur hap krahët.

E ndërgjegjja e vrarë o Isë a e di si hynë sot në ferrin e fëlliqur të Evropës e të botës ?!…

Tamam në pozitën  lypësit, të mjerit, të nënshtruarit, dhe të injoruarit.

E çka kërkon ndërgjegjja e vrarë në ferrin e Evropës dhe të Botës?!…

Shikon se si në kazanin e valë, zihen e përzihen turpi e marrëzia, tregu dhe dredhja !…

Duke u munduar ti fshija sytë, nuk dilja do të, nga ajo agoni që më kish kapluar, më doli Shaqir  Igrishta, dhe më pyeti, a po bëhet luftë te Guri i Sokolit?…

Jo, i thash !…

Truri i mykur në injorancë dhe ndërgjegjja e vrarë kanë mbështjellë kokën, me leckën e ndotur, të quajtur flamur i bardhë.

Por, ditët e reja thurin ëndrrën e ardhmërisë, në krye me korin e shqiponjave krenare, të cilat prekin pikën kulmore të Butrintit .

Mars 1995, “Dubravë “, (burg), Burim ish Istog.     

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s