KËPUCËT E BABAIT / Tregim nga Ermira Saraçi Osmani

KËPUCËT E BABAIT

 

Tregim nga Ermira Saraçi Osmani

Këtë histori ma ka thënë një mikja ime , kur kryeja studimet e larta ne universitetin Eqerem Çabej në Gjirokastër.Ishim ulur në një kafe bar, të pinim kafen e mëngjesit .Ishte një ditë pranvere e freskët , ne të strukura në kondicionerin e kafenesë po bisedonim.Mikja ime kishte kthyer nga dritarja dhe më tha:
– E shikon atë burrin atje? Kë? Atë që është tek koshat e mbeturinave.Është lyps.Ai nuk i flet asnjë njeriu .Nuk ja ka dëgjuar zërin njeri , as nuk pranon ta ndihmojë njeri.Do të them një histori me të.
Një ditë isha në gjumë, një zë vinte në veshët e mi, ishte zëri i babait tim, që thirrte mamanë time.
– O Lirie, o Lirie! Ku i ke vënë këpucët e baçes?Nuk po i gjej!
– Urdhëro Nazim , çfarë do!
– Këpucët e baçes, nuk po i gjej!
-Po tek dera janë, atje ku i le në darkë.Te vëndi
– Ah , këto këpucëna janë bërë……..
Babai im është pencionist, dhe çdo ditë kalon kohë me lulet, pemët e baçes ,flet me to , këndon me to,u buzëqesh, i prek ,u tregon historitë e jetës së tij, orë të tërra.Luleve duket sikur pëlqen bashkëbisedimi i tij, çdo ditë rriten e lulëzojnë më tepër.Baçja e shtëpisë është aq e bukur, si një pikturë.Në fakt është piktor Nazimi që pikturon çdo ditë.Lulet shumëngjyrëshe dehesh kur i sheh, babi mbjell çdo ditë lule të reja , zëvendëson ato të tharat.Çdo ditë u pastron barërat, gjethet e thara e të vyshkura.Marrin frymë lulet , kanë shpirt edhe këto.
Mamaja bëhet xheloze, e po nuk rrihet gjithë ditën në baçe thotë! Sikur është martuar ,me lulet e pemët!Të harrojë të hajë, vjen dreka e darka duhet ta thirresh, nuk kujtohet të futet në shtëpi.
Në ditët me shi bëhet si i tërbuar, që nuk shkon dot afër tyre.Del në dritare i shikon dhe u flet.Sot jeni vetëm, nuk më keni mua.Nganjëhere merr çadrën del jashtë dhe i shikon.Mami nga dhoma.Aman o derëzi edhe sot s’ të rrihet pa to!
– Ah që s’ më kupton!Ndoshta nuk më ke kuptuar kurrë me këtë teme!
– Unë rroj me to, marr frymë me to, njësoj si me ty!…
Hë i gjete këpucët? Jo, jo akoma jo!
Mos i ka hedhur Ana tek mbeturinat?
– Ana! Ana!
– Urdhëro baba!
– I ke parë këpucët e baçes?
– Jo , nuk i kam parë.Po ç’u bënë!
-Po ku ta di unë!
Mamaja i tha merr një palë të tjera ,dhe mbaj për baçe..Mos i kanë vjedhur?!Po ato ishin të prishura ç’i duan! Babai ato vetëm i kanë vjedhur,s’ ka si të shpjegohet ndryshe.Po kush mund të jetë më i varfër se ato këpucë?! Ato ishin aq të vjetra……..
Gjithë dita kalojë me këtë temë.E nesërmja filloi prapë e njëjta gjë. Babi fliste me vete.Po pse nuk erdhi ti binte derës? Do ti blija një palë të reja .Me shkon mendja diku, por jo , jo ai nuk e bën këtë gjë.Mamaja tha : e pamundur
Merr një pal këpucë të tjera .Në momentin që del nga dera, për në baçe shikon këpucët veshur , tek lypsi që kemi në lagje.E dija që i kishe marre ti , e dija.Sytë ju mbushën me lot dhe thirrte mamanë.
– O Lirie, o Lirie!
-Urdhëro, Nazim!
Nxirri ato këpucët e kutisë, dhe mi sill! Epo, këpucët e reja nuk do futësh nëpër baltë thotë mamaja!Lulet janë të bukura, por nuk do u bëjmë shërbimin me këpucë të shtrenjta!
Bjeri , bjeri! I dua!.
Ja çoj.I gjeta Lirie!E shikon atë burrin ? Ai i ka veshur! Do ta thirr t’ i jap këto të rejat
Këpucët e reja ,tha mamaja?!Po ,po do ja jap unë njëherë në vit i vesh, ai i ka nevojë më tepër se mua.
Del në rrugë, i shkoi afër ,dhe i drejtoi këpucët që ti merrte .Ai nuk i pranonte .Babai pa folur ,ja la në dorë dhe u kthye në shtëpi.( baçe)
Edhe sot e kësaj dite ,nuk ja dimë emrin dhe se nga është…….

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s