Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Hapësirave të pashkelura

Hone të përmbysura humnerave të shpirtit
të frikshme gjer në errëti,
shtjella që vagëllojnë ankthin e shkuar
e mbyten ethshëm, si në eremi.

Akuj të ftohtë rrethojnë oqeanin
e polet ngrijnë në ftohtësi
reflektim imazhi hijeve të pazëshme
egos së kahershme
dridhur foshnjërisë qenësi.

Duar të padukshme zgjaten në mjegull
ekuilibra universi mbivendosin
reflekse të përthyera të një drite që nuk shihet
eklipseve errësuara të diellit.

Retinës së pëgjumur të jetës
zgjuar në përplasje flatrash të pluhurosura
feniksit të vetmuar ngadhënjim
rilindur në fjongo të reja jete
hapësirave të pashkelura të qiellit.

 

***

Sytë e vjeshtës akoma zverdhin
në hapësirën e mbuluar të kujtimeve,
venitur e përhumbur ngjyrës kohë
me gjethe tretur dashurie.

@ julja

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s