Poezi nga Abdi Përgjegja


Poezi nga Abdi Përgjegja

 

Në kufi të legjendës…

Kush e ka ndjerë zhgënjimin
e ka dëgjuar klithmën e mbretreshës Brunildë,
mposhtur prej intrigave dhe magjisë.
Mund ta kuptoj klithmën e heshtur në vargjet e mi
shkruar veçanrisht në këtë fillimprilli të trishtë.

Kush e ka njoh Jagenin simbolin e pabesisë,
që për një unazë mbretin e vet në shpatë e shkoj.
Ai mund ta kuptoj shkëlqimin e syve të Erikut
kur trupi ju përshkua tej e mbanë në shtizë,
në të vetmin vend që gjethja në shpatull e la zbuluar nga Dragoj.

Eh legjendat
sa shumë ngjajnë me të vërtetat në vendin tim.
Edhe pse shekujt ndërrohen duket se kanë të njëjtin fillim.
E unë midis kufijëve të vërtetës e legjendës
përditë duhet të bëj të njëjtën lutje
Zot ma ruaj dhe për pak ekuilibrin e mendjes.

Mbretrit vdiqën
të mbeturit nuk vlejnë as si simbolikë.
Jagot dhe Jagenet shtohen si hidhrat përditë.
Bota nuk ka më Brunildë as Sigfrid,
as yjet në tokë më nuk binë,
s’ka xeheror as për shpatë e shtizë.
Vetëm Kali i Trojës vazhdon të vrasë dashuritë.

 

Duke ju fërshëllyer Yjeve…

Tokë e qiell lotuan gjithë ditën.
Buzë mbrëmjes
imazhet mirazhe,
mi verbuan sytë e e mendjes.
Në djersën e borës,
lagshtirën lëkura ma ndjeu.
Unë pandehja se ishin lulet e kumbullës,
që nuk pritën në zhgënjim të shkurtit
u ngut shpërtheu.

Tokë e qiell lotuan dje.
Jo jo nuk ishin lotë,
kristale rubini
mesazhe të fshehta dashurie
që në miliarda vjet
s’u ushtrua dot.

Në një barkë të braktisur
buzë liqenit një Sirenë
flokët gjoksit kish harlisur.
Në pasqyrë të ujrave
me krëhrin e yjeve,
duke u krehur.

Muzgut të mbrëmjes
m’u kthjelluan sytë e mendjes.
Mirazhet befasisht u shëndërruan në imazhe,
stinët u kacafytën në debate.
Xhelozi e përjetshme mes tyre,
prej qiellit poligam
me diell e hënë e planete
e fëmijë yje.

Mbrëmë ra borë
në djersët e saj dalloj aromën e stinëve.
Ika melodinë e pranverës
duke ju fërshëllyer yjeve.

 

Të flasësh apo heshtësh !

Shumë
kam folur e shkruar.
Të heshtë kam nevoje.
Askush se ka mendjen tek Unë,
probleme madhore kanë dalë në skenë.
Mundimi i heshtjes më lodh..
Mundim i madh mos me folë !
Unë,
që siç thonë :
flas edhe natën në gjumë.

Shumë
kam shkruar,
tash duhet të heshtë…
E të heshtë nuk mund.
Se fjala është si fëmija kur je shtatzënë,
kur vjen koha duhet lind.
S’mund të rri fjalëheshtë.
Si Pranvere e sivjetme
lule pa çilë,
lule tharë
pa lind…!

Për të folur,
duhet një vesh të të dëgjojë.
Por veshi kap frekuencën më të lartë.
Për tl shkruar,
duhet dikush të të lexojë.
Po ku ta gjejë fjalën më të bukur….!
Shpesh ,
më pak të lexuarën kam shkruar.
atë lmbëlhidhurën
të vërtetën.
Në tonalitetin më të ulët,
kur shumica preferojnë lajkën.

Të flasësh
apo të heshtësh,
kjo është çështja e ditës,
apo të qeshësh a skërmitesh !!
Asnjëra s’del me komandë.
Njëra dështon në buzë,
tjetra shkërmoqet nëpërdhëmbë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s