Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

JETA E DYTË

Sonte, të lutem, eja në ëndërr,
Dua të shijojmë një këngë të vjetër
Atë që e thura nën qiririn e hënës
E shkrova në shpirt, nuk kisha letër.

Ti s’kishe lindur, unë prisja të vije
Hapat e mia nuk mbollën gjurmë!
Çudi, dhe trupi nuk lëshonte hije
Deri sa erdhe do kem qenë në gjumë.

Të prita kaq mote, të prita sa u thinja
Erdhe me një tufë luleyjesh në sy
Ndjeva zemrën që u mbyt në britma
“Kjo, kjo është jeta e dytë për ty!”

Prandaj ta ndrrova emrin-etiketë,
Ti përkdhelesh si hënë lozonjare
Unë rrënqethem kur të flas Jetë,
Nga sytë e tu shkrepin yjet zjarre!

Nuk ia kam frikën këtij zjarri
E prita dekada nën akullin e pritjes
Aty, të dy, humbasim së gjalli
Është zjari i jetës, dita e rilindjes!

Tani je imja, m’e bukur se një ëndërr,
Më çmend, më deh si vera e vjetër
Si ajo që piva nën qiririn e hënës
Kur i mbolla këtë vargje në letër!

 

ZEMRËS

Sytë ma ftojnë zemrën në mëkat,
Nëpër lëndina kur shikojnë një flutur.
Xixëllonjat-yje që vallëzojnë në natë,
Pëllumbat, kur shlodhen duke u puthur.

Sytë ma lëndojnë zemrën kaq herë,
Oh, e gjora zemër ndrydhur në kafaz!
Zgjuar rri, si yjet, dhe kur sytë flenë,
E dënuar, zemër, të mos shohësh ag.

Ah, këta sy dembelë, ti ua jep dritën,
Mburren që janë dy dhe shikojnë botë;
Por s’e dinë të mjerët se kur zemra fiket,
Ata dy diej balli s’derdhin dot as lotë.

Zemra ime zemër, sa të kanë munduar
Këta sytë e mi si kuaj të hasdisur;
Rrodhë kaq dekada, nuk jam i penduar
Deri në fund tok, siç dhe jemi nisur.

Nuk di të pendohem për lirinë e syrit,
Vet’ ua ke mëkuar atë musht të zjarrtë;
Valë e mbanë shpirtin atje brenda gjirit,
Për vete, dënuar të shikosh veç natë.

Ti, e mira ime, gjëmon si atëherë,
Pi ende, – më thua, – zjarr të jap unë!
Merri kësaj jete mjaltë, kupa me verë,
Dimrat pa mëshirë na ndjellin në gjumë…

Zemra ime zemër, sa të kam munduar,
Do bëj ç’të duash ti, me shpirt e me gojë;
Tani është vonë, por nuk jam penduar
Kur kam ty me vete dhe diellin e verboj!

 

KU ËSHTË PARAJSA

Mërzitur nga jeta tokësore,
Ku thyhen si qelqe zemrat.
Fluturova në hapsirat qiellore
Të shihja ku bridhnin ëndrrat.

Dhe mbërrita në qiellin-parajsë
Të shihja si kishin zenë vend,
Të urtët, të varfërit, atje lartë,
Por mbeta shastisur, pa mend!

Në ëndrrën e virgjër të njerëzve,
Pashë kuçedra me shtatë kokë!
Atje bëhej “Panairi i Vjedhjeve”,
Atje,… atje shitej edhe drogë!

Ika tmerruar dhe drejt e në Ferr,
Një çast thashë: Kam gabuar udhë!
Atje pashë të ndershmit e mjerë,
Atje faleshin në gjunjë dhe murgjë.

Parajsa, klitha! Parajsa, ku është vallë?!
Përgjigjen e doja nga Dante Aligheri.
Përse na gënjejnë sa jemi gjallë?…
Eh, dhe vetë Dantja dergjej tek Ferri!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s