Çfarë do bësh pa mua / Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 

Çfarë do bësh pa mua

Çfarë do bësh pa mua,
Kur mëngjesi të hedhë vesë si gastare
dhe dielli të shtrojë rrezen në dritare?!
Hape dhe shijoje atë copëz të brishtë parajse,
ndjeje blegërimën e pandërprerë të erës
dhe këngën fluturuese të qiellit tek hedh valle.
Se nuk është qielli im.
Unë qiellin tim e fsheha te zemra jote,
Ta fala që të ma ruaje atë natë.
Natën e ardhjes tënde.
Se pikërisht në atë moment njeriu meson,
që çdokush ka qiellin e vet.
Kërcet dëshira për zotërim të qiellit,
Ulërin si gojë e shqyer ferri.
Po ti çfarë do bësh tash me qiellin tim?
Si mundet në dritë të diellit
Të ndrrosh formën e qiellit?
Çfarë do bësh ti pa mua
buçimë ëndrre ?
Grykash kërkon lirinë tënde.
Por ajo nuk ekziston më,
Që kur unë ta fala qiellin tim.
Çfarë di të bësh pa mua?!
Ai vend s’ka hoje, as fjetina
për zana shtigjesh të tjera.
Duket si kostum perfekt rrobaqepësi,
qepur e kandisur veç për kurmin tim.
Asgjë si ngjan as përmasës së trupit tim,
kur e kundron ti,
përmes qiellit që të fala.
E kur ti e preke,
e fshehu gjithkça të bukur brenda teje.
Çfarë di të bësh pa mua trim!?
Kur lajmëtari sjell gaca mëkatesh,
Ikjet përmes tyre s’kanë kthim.
Eh, miku im më i mirë, si do bësh pa mua!?
Kur unaza rreth gishtit më çliret.
Është punim e dhurim perëndish;
Bekimi në të rri,
Por mallkimi të nxi.
Ndaj kësaj here po iki unë,
Kolmë e shpirtit,
Se di ku,
Më thërret liria.
Ti e njeh ma së miri,
forcën e lirisë sime të trazueme.
Tanimë ajo don me qenë vetëm .
Por qiellin tim,
Të vetmen liri ideale,
E kam lënë peng brenda teje
Dashuria ime.
Ruama.

adriatikelami@

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s