Poezi nga Ilir Manxura

Poezi nga Ilir Manxura

 

POEMA E HESHTJES 

.. I lodhur jam,
e më nuk mundem.
As miq, as shok, as njerëz të mirë.
U lodha i vetëm duke vrapuar,
në shi e borë,
në vapë të përvëluar..
.. Fytyra të ngrysura,
shoh andej ketej.
Diku dy pleq që rinë menduar.
Më tej një lyps me dorën shtrirë ,
të sheh përlotur
e të lutet për mëshirë.
.. Trokas nëpër dyer,
askush nuk ma hap.
As, mirë se erdhe, as, a je mirë .
Ç’do kush për vete duke menduar .
S’ka më dashuri .
Kudo cinikë , egoistë të tërbuar.
..Heshtin të gjithë ,
nuk flet më asnjë ,
shpresë humbur e të dërmuar,
ndaj jam i lodhur e s’mundem më ,
nuk kam fuqi ,
e më nuk nxjerr dot zë..
.. Uuu.. një i shkurtër
Hoo.. dhe një i gjatë
Njeri në Benz e tjetri në Cadillac.
Ups !..
Pas pak në një bar restorant ,
dy kapedanët që ,
..një populli i dolën garant !!
(..ose ndoshta …i erdhën hak ?!)

 

BORXH MI JEPNI 

… Borxh mi jepni fjalët ,
veshur me të qeshura e dënesa .
Bashkë le të vallëzojnë nën të njëjtin ritëm
e të gjitha heshtjet e mia ,
bosh ,
të mos mi lënë asnjë herë .

Shkronjat !..
Ju lutem shkronjat i dua borxh .
Që pena ime të zhytet në lumin e kohës
dhe nën rërën e tij të kerkojë ,
vargjet ,
që nuk munda dot ti shkruaj .

… Hëm ! Dhe pastaj ..,
kur boja të derdhet pa kursim.
Mbi fletët në sirtaret e një bote të harruar,
imi frymëzim i urritur ,
muzat në letër do ti gllabërojë .

Boxh i dua, borxh … dhe…
dhe ju jap më shumë seç më dhatë …

 

TRISHTIMI I POETIT 

..muza humb,
nën rrezen e zverdhur të gjysëmhënës ,
që premtimet i ndali pa shumë bujë
..dhe poeti trishtohet .

..vargjet shuhen ,
nga fjalëzat krahëbardha që vdesin një e nga një ,
me hënën , që mbi fletët e lagura bie .
Eh !..
dhe poeti me dritëhënën ngushëllohet …

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s