Kalendari poetik: Sándor Márai (1900-1989) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sàndor MÁRAI

Kalendari poetik: Sándor Márai (1900-1989)

U lind më 10 prill 1900, Shandor Marai, shkrimtar dhe gazetar hungarez me shtetësi amerikane qysh prej vitit 1957. Librin e tij të parë, me titull “Libri i kujtimeve” e botoi në vitin 1917. Kritik i ashpër i të dy regjimeve totalitare, nazizmit dhe komunizmit, por persekutimi komunist e shtërngoi të braktiste atdheun qysh në vitin 1948, për të mos u kthyer më. Vetëm pas vdekjes së tij me vetvrasje (pas vdekjes së bashkëshortes së tij) veprat e tij filluan të botoheshin në Hungari, ku sot jepet edhe një çmim letrar në emrin e tij. Kam disa shqipërime prej tij; sot sjell për miqtë e mi përzgjedhjen time:

NGROHTËSI 

Nuk dinë jo, shumica e njerëzisë,
as të duan, as t’i jepen dashurisë,
disa nga drojtja, disa prej krenarisë,
i trëmben edhe dështimit për më tepër.

Kanë dhe frikë, dikujt tjetër t’i jepen,
është vështirë të hapesh me një tjetër,
sepse duhet t’ia zbulosh edhe të fshehtën…

Të fshehtën e trishtë, që e ka çdo njeri:
nevojën e dëshpëruar për ngrohtësi,
pa të s’jetohet dot, s’ka se si…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s