Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

TË MBRETËROI SHQIPËRIA

Patriotët tanë
Kurrë nuk shikuan kisha e xhamia,
Sepse për ta ma e shejtë ishte 
Vetë Shqipëria.

Dhe erdhi kohe e re
Ñëse vëjmë gishtin në kokë
Ajo punon për ne.

Ta marrim vetë Shqipërinë në dorë
Pse të jemi të ndarë e të bërë horë
Kur me ne tani është fuqia e Zotit
Në Amerikë kemi nipa të Kastriotit.

Sa nuk ka kalue ora dymbëdhjetë
Sa Shqipëria nuk ka mbetë e shkretë
Sa nuk ka mbetë gjithmonë e ndarë
Sikur nëna kur mbetet pa djalë.

Nëse e duani me zemër e jo me fjalë
Ngrituni dhe shkrihuni si qiriu i Naimit
Ta bëjmë fuqi Shqipërinë mbi tërë Evropën
Të mbretëroi si Nënë Tereza mbi tërë botën.

 

NA PRIJË DIASPORË

Çmë thua or vëlla
Çfarë na mbeti nga atdheu
Dikur fuqi fjale dhe Orfeu.

Tani si Dhe i balsamosur
Nga demonë i sakatosur
Dhe fytyrë djajë ferr rrëfyer
Në valëdet i shkërdhyer.

Nëse edhe ju nuk ktheni
Fajtorë më të mëdhënj jeni
Me ju atdheu ka ngjyrë floriri
Hapen bjeshkët, ju këndon bilbili.

E di gjuhën në shpirt çfarë e keni
Me emrin e Gjergjit kudo vëni
Nëse ktheni më dallëndyshet e prillit
Krahëhapur ju presin lulet e trëndafilit.

Vlora dhe Prizreni të flasin me një fjalë
Kënga e bashkimit do të jetë hymni ynë
Kurrë më nuk mbetet vetëm përrallë.

 

TITULLI QË I MUNGON

Më jetën
Bëj ç´të dua
Edhe nëse nuk i flas.

Fjalën e ruaj
Si relikt për perënditë
Sepse për çdo ditë
Na përcjellin si hije
Djallëzitë.

Të njëjtën gjuhë
E flasin
Tradhëtitë.

 

FJALËN PSE MA VRITNI

Më jetën bëj ç´të dua
Nëse nuk e mëritoj
Më urreni si mëkatar ferri.

Por më fjalën çfarë të bëj
Kur më përgatitni varrin e saj.

Dhe nuk ma thuani askush të vërtetën
Cilët kemi më shumë faj
Të gjallët apo të vdekurit për jetën.

Eh,nuk e kam besue pse kaq shpejt harrojmë
Përse vrasim kur ende nënat tona lotojnë
Ende nuk dijnë për eshtrat e bijëve ku i kanë
E ju demonë vritni sikur e vërteta kurrë nuk jeton.

Mjaft me jetën tonë, ti njeri zezonë
Një ferr perandorësh e tejkalova me mijëra mundime
A i hyhet tradhëtisht dhe pabesisht mikut në të tija mendime.

Me cilët sy tani ke fytyrë edhe të më shikon
As djajtë e zi,as korbat si ti nuk i dijnë këto dredhina
Si e mendon se fjalët që të morem për mik na janë hedhurina.

Vritni me sa fuqi të keni
Deri sa një ditë zoti ju hakmirret
Kombi për fat të keq ,që ju i takoni
Asnjë ditë zi nuk do të mbaj për ju.

Kthenu me demonë e perandorë
Edhe ata na janë m´u si ju,
Fytyrë karpatianë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s