Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi
SHKËLQIM HUMBUR
Yjet, derdhëshin
netëve
lotët!… I mundnin
në mohim
rrezatimesh!… Diell
të zbehur
nuk kërkonin, as nuk kërkonim
natës së humbur
nuk gjej shkëlqim.
Dhe ngjyrat?…
Humbur, tej errësirës
nata
dhe mbi këtë natë
të pa caktuar
mbeta, mes natës dhe!…
natës?…
Falnim!… Dëshirat
e një komiti
lëshuar mallit!…
Në një dashuri, një dashuri dhe
Një zjarmi, jetës
që vrisnim, si meteorët
shuar!…
Mbi një gëzim. …
STINËVE
Pranvera, shtrinte
pasionet e saj
që të shthurte dimrin.
Dhe nëse dimri
përflaket çmendurisë
si një mendim!…
Boçeve të tij kërkoj
ringjalljen.
Shtrihem!… Mantelit pranveror
gjej shërim
dhe vizuales, zbërthimin.
Në çdo zgjerim
konsumoj lidhjet dhe
lidhjeve
Kërkoj… ushqim!…
Mes ëndrrave
nuk likujdoj, zgjimet?!…
Më udhëtojnë dhe
na rrëzojnë daljeve të metropoleve
zbërthehet
shpirti?… Mes stinëve
stinët, rrëfehen
zbërthyer si mitra e një gruaje
pa kursim
jete!… Fuqitë e saj
përballen
dritës dhe mbi këtë pikë
kulmore
rreferuese nuk lë pranverën!…
Pa meditim.
MALL I TRETUR
Ngritje kështjelle dhimbja jonë
Coptuar muret, s’ mbajnë!
Mes ëmbëlsisë së varreve jeta!…
Trilluar bëhet.
Mbasditja, shuhet,… n’ errësirë
Si jeta prej rrënkimit.
Një dorë e fortë ky,… rrënkim
Që falje kurrë s’ kërkoi.
Si bishë nata ne na rreh
Dhe tretet, ngrohtësisë.
Mes dhimbjes, përkëdheli
Dhimbjen tonë shpërndarjes!… Triumfoi.
Natë!… Dhe pse u rrite
Trumbetim
Do shuhesh, si bastisje.
Mes shndritshmerisë së pikave
Loti,… të shkrijë… gëzimit.