Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

P r a n v e r ë

Rrëqethet nata nga bukuria që lulëzon
Me thellësinë e territ mundohet gjithçka
të përpijë Rrugët shndërrohen në lumenj të jetës
Dielli agon duke ndezur prushin e vatrës
Maje maleve dashuria shkrin borën e fundit
Mbi dhimbjet zogjtë duke cicëruar
ngrohin shpirtin
Gjethon e bleron sythi
Dhe mëngjesi dridhet nga gazi
me bukurinë e jetës në lulëzim…

 

GJETHJA VJESHTORE

Ah,gjethe vjeshtore e këputur nga era
E grisur e zhuritur, vallë ku je fshehur
Apo je tretur nga zemërimi i ngricave,
Dhe nga tretja jote mugollon pranvera.

 

E k l i p s

Pa fajin tënd a shkakun tim
Eklipsi mes nesh ka rënë
Loti i ndarjes më dhemb

Përtej dhimbjes ti s’di ç’pret
Largimi yt si gjethet e rëna
Vetëtima që trazojnë ndjenja

Fjala jote qe këngë e zogut
Urë që kapërcente dhimbjen
Diell që shkrinte trishtimin

Si të arrij në atë lartësi
E të bëhem njësh me ty
Pa dritën tënde jeta është
e mugêt.

 

Mendimet e liga

Mendimet e liga ngatërrojnë gjumin
S’e dimë ku fillojnë e ku sosin
Herë lartë në qiell na ngjitin
Dhe në çast poshtë na zbresin

Shfrytëzojnë e përvetësojnë
Depon e ekzistencës sonë
Në të gjitha rastet e jetës
Aty ku ndiejmë e dëshirojmë

Dhe s’përqendrohemi mirë
As kur dashuria i pëshpërit shpirtit
E padurueshme bëhet e liga
Kjo e keqe e madhe për njerëzit

Dhe ne mendojmë shpesh
Si mund ta largojmë të ligën
Këtë të keqe që na ngatërronë
E nga mendja s’mund ta shqitim!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s