Poezi nga Vjollca Koni

Poezi nga Vjollca Koni

 

ATI IM...

Ti nuk arrite të më përcillje nuse,
por sytë më qëndise të mos më rrjedhin lotë.
Unë për pajë mora shpirtin tënd të bardhë!
Eh, sa herë psherëtij ,kam për ty veç mall!

 

S’ HIQET MENDJA NGA ATO ANË

O vend i bukur! Lënë ku të kam?
E di që tani je kthyer si i shkretë
Vij çdo natë, shëtis me mall
E iki si hije bashkë me retë.

Xixëllonjë kthehem në netët me hënë
Sillem, endem kuturu në çdo cep
Asnjë s’më merr të më mbajë, oh nënë!
Të më vërë në ballë asnjë s’më merr.

Dallëndyshe kthehem në çdo pranverë
Me krahë të lodhur shëtit çdo pemë
Ku shkuan qoshqet e shtëpive, moj Grevë?
Asnjë ballkon ku të ngre folenë.

Si flutur buj, shëtis nëpër lëndina
Pastaj flatroj mbi shqopa e dëllinja
E më shtyn era që fryn nga lugina
Medet, në Grevë mbretëron qetësia.

Lajthata, thana e arrat marrin frymë
Dëgjoj zukamën e bletëve gjithandej
Po sofatet rrënuar e oxhakët pa tym
Asnjë trëndafil, asnjë borzilok mbjellë.

Pranvera vjen e ikën e kryeulur
Shoh tek-tuk kapule misri në vjeshtë
Zëra të humbur vitesh pluhurosur
E kokrrat e shegës qajnë në degë.

 

DEHJE SHPIRTI!

Dielli nxori sytë mbi Alpet sot,
retë, si pëlhurë gri u kthyen në vesë!
mbi faqe një lot tinëz më rrëshqiti, 
kur portreti Yt mu shfaq duke buzëqesh.

Kënga e zogjëve po zgjohet,
sythet kudo kan zënë të bulojnë,
dallandyshet duke pritur shtegëtimin,
çdo ditë të kaluar në kalendar shënojnë.

hapi krahët moj ERË
e më mbështill si foshnje dikur!
të deh shpirtin me aromë vendlindje,
mallin për Ty, në gjirin tënd ta shuaj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s