Poezi nga Hysen Grajçevci
SE SI NDJEHEM…!?
Më dhimbsesh poezi
në ç’derexhe ke rënë
Nga ca matrapaz fjalësh
vargun në treg të plaçkave të kanë vënë!
Se si ndjehem kur të shoh “poshtë” lartësive,
Mbretëreshë e fjalës me gjuhë Perendie!
Të jesh poet nuk është rastësi,
Është më shumë se dhuratë,
Është DHUNTI!