Cikël poetik nga Tefta Sala

Cikël poetik nga Tefta Sala
 
 
***
 
E di ?
Unë erdha dje në shtëpinë tënde
prej druri mbi pemë.
Nuk te mbajta mëri nga dje.
T’u afrova pranë, shumë pranë
edhe pse ti ishe gremisur në
vështrim,tutje dritares së vjetruar,
qê tashmë,
bërtiste për jetë.
Të tërhoqa më pas me thonj pas vetes.
Rezistoje mekanikisht, si ushtar i betuar
i mosekzistencës.
Nuk e di pse shtëpiza po më dukej si
një shpellë e antikitetit.
Ku unë edhe ai,
ishim dy të rrevoltuar pa armë në duar.
Ndërsa pylli përballë shtëpizës
i heshturi që flet, vetëm kur i nervozohen gjethet.
 
 
 
***
 
Më ndodh të takohem me ty çdo pranverë e verë.
Nuk të refuzoj t’më joshësh me duart e tua
të gjata elegante.
Sepse sedi çfarë je,..det apo magjistar i dashurisë
që nuk njihet tek ne njerëzit.
Më pëlqen të vij tek ti sapo nis dita të barazohet me
urinë time për diell.
Ti vishesh chic, në blunë tënde magjepsëse.
Oh sa çmendem unë kur të shoh..ti fisnik i derdhur
në krahët e mi..unë dama jote e verës që ti pret.
Pra..të dua o det!
 
 
 
***
 
E mjergullt eshte puhiza e pasdites se dates 17-te.
E mjergullt eshte ndjenja ime,si ky qytet pa fjale.
Shkon loti im e pikon ne buze te gremines zemerimit.
Qejfi i tjetrit ngre dolli per hater.
 
E pashpirt eshte kjo dite e diellte.
Me cenon lirine duke me thene: “rri aty e kuvendo me shtratin”.
Une buzeqesh si nje arkitekture me fytyre te dyshimte.
Idhnohem besa shume,me mbyt marazi hapin.
 
Besome moj dite qefleshe me hu ne fyt !
Mos me ngut te vrapoj pas ferrit djale prej njerkut fat.
Kuptoma veshtrimin gati ne verbim.
Po shuhet si gulcima e shpreses se fundit,thua te jape shpirt valle !?
 
 
 
***
 
Mos me detyro t’i pervidhem mbremjes
si kusare pa pervoje.
Pse me gjykon ?
Jam e pakrehur e di,..pa buskuq qe terbon,
pa thonj te bere qe lene shenje,…por brenda…
oh brenda prushoj,
jam oxhak qe pervelon, kur dora e duhur me
lendon lehte mishin e paprekur as nga hija
ime imagjinare, qe koka ime e sajon.
Pra mos me largo !
Sepse nese nuk me rremben ,per tme shpene
ne fund te gjoksit tend.
Do te zhdukem mbremjes si nje yll,..qe nga
buzet e tua pati ftohte.
 
 
 
***
 
Me thuaj,pse me tromaks gjithnje ajo gumezhima jote
kur me gerthet nen vesh si ze sorre e cjerre ?!
E di qe heshtja ime si shtame e thyer nuk te ben pershtypje,
as kemba ime klasike e zhveshur nga ndroja nuk ta thith
ty epshin aromekeq.
Me thuaj,c’rrol pretendon te luaj ne shtratin tend te degraduar nga
vitet,
ate te Monrose,apo ate te nje geishe mberthyer deri ne gryke me gezof
lepujsh te verber ?!
Ndoshta s’me njohe kurre si nje grua qe di te qaje me lot te nxehte,
as si nje grua qe fshihet akoma pas nje fustani te padukshem ne mendje.
Me thuaj,nese ndonje dite do te te shkrepet ne koke te me kujtosh si te vertete,
te siguroj qe as ne enderr s’do me shohesh,
ti je endrra vete.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s