DUA TË BËJ DASHURI ME TY – Susanna CASCIANI / Përktheu në shqip Maksim Rakipaj

Poezi nga Susanna CASCIANI

 

DUA TË BËJ DASHURI ME TY

“Dua të bëj dashuri me ty, por mos ma merr për keq.
S’e kam fjalën për ledhatime, lojra me gjuhë, për atë fuqi që
brenda vetes gjejmë, kur beftas fillojmë sikur tjetër gjë
në jetë s’kemi bërë.
S’e kam fjalën për kënaqësinë sipërore, a për diçka të ndaluar, a për
këmbët e mia rreth belit tënd shtërnguar.
S’e kam fjalën kur ti fillon, pikërisht kur nuk duhet dhe s’çan kryet fare, deri sa bëhemi tepër të pacipë për të tjerët dhe detyrohemi të shkojmë vrap në dhomë.
S’e kam fjalën kur fillon e më ledhaton qafën, më thua të qasem e më pëshpërit se po plas të bësh dashuri, sepse nuk të pritet.
E kam fjalën për një puthje, për atë puthje që vjen pas asaj kur takohemi çdo herë.
E para është pak si ashtu, si e turbulluar. Pastaj gjëndemi më pranë dhe puthemi më fort, sa më duket sikur futesh brenda meje, aq sa filloj e bëj ndonjë gjë të pazakontë, që s’ndjehet e s’vihet re: të marr e brenda të mbaj.
Sa herë që s’të shoh, pas gjithë atyre ditëve larg teje, hapem e brenda vetes të marr. Dhe s’jam lakuriq dhe nuk skuqem.
Kam dëshirë të bëj dashuri me ty dhe e di që më kupton se ç’kam ndër mend, e di.”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s