Kalendari poetik: Eduardo Galeano (1940-2015) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Eduardo GALEANO

Kalendari poetik: Eduardo Galeano (1940-2015)

Gazetar, shkrimtar, poet dhe eseist nga Uruguaji, një personalitet i fuqishëm i letërsisë latino-amerikane. Pas grushtit ushtarak të shtetit të vitit 1973, u burgos, por mundi të largohej për në Argjentinë; grusht shteti ushtarak edhe në Argjentinë (në vitin 1976), emri i tij qe në listat e skuadroneve të vdekjes; gjeti strehim në Spanjë ku qëndroi deri në vitin 1985, pastaj u kthye në Uruguaj. Vdiq nga një tumor në mushkëri, tre vite më parë, më 13 prill 2015. Librat e tij janë përkthyer në mbi njëzet gjuhë; unë kam përzgjedhur nja pesë poezi të tij për t’i sjellë në shqip. Ja njëra prej tyre:

ASKUSHËT

Ëndërrojnë pleshtat të blenë një qen,
askushët mos me qënë dhe aq të varfër ëndërrojnë
dhe një ditë fati nga qielli t’u vijë,
nga qielli t’u pikojë,
por fati nga qielli s’u pikon,
as sot, as nesër, as kurrë,
sado ta thërrasin askushët
sado t’u krruhet dora e majtë
apo me këmbën e djathtë ditën ta nisin.

Bijtë e askushëve asgjënë kanë, gjë prej gjëje
dhe në askushë shndërrohen.
Pas të pamundurës duke rendur, jetën duke vdekur
të dhjerë dhe të pjerdhur.

Nuk jetojnë, anipse janë gjallë.
Gjuhë nuk flasin, por dialekte.
Besim e fe s’kanë, veç bestytni.
Art nuk bëjnë, por artizanat.
Kulturë s’krijojnë, veç folklor.
Qënie njerëzore s’janë, por veç burime njerëzore.

Fytyrë s’kanë, por vetëm krahë.
As emër jo, por vetëm numur.
Në historinë e gjithësisë nuk i gjen, përveç se
në kronikën e zezë të shtypit vendor.
Dhe kushtojnë më pak se plumbi që i vret.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s