Kalendari poetik: Vladimir Majakovski ( 1893-1930) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Vladimir Majakovski

Kalendari poetik: Vladimir Majakovski ( 1893-1930)

Zyrtarisht, më 14 prill 1930 “u vetëvra” poeti sovjetik Vladimir Majakovskij. Si qe “vetëvrarë” Esenini 5 vite më parë. Ende sot e kësaj dite, nëpër shkolla nxënësve u mësojnë se të dy poetët u vetëvranë. Qe dora e kriminelit Stalin(që pati helmuar edhe Gorkin me anë të Jagodës). Sot 99% e dashamirësve të poezisë së Majakovskit besojnë në vetvrasjen e tij…dhe harrojnë poemën që shkroi me rastin e “vetvrasjes” së Eseninit.
Cesare De Michelis në artikullin e tij, në të përditshmen “la Repubblica” të 13 prillit 2000 rindërtoi vrasjen e poetit sipas hetimeve të gazetarit shkrimtar rus Valentin Skorjatin (përpunuar gjatë viteve 1989-1994) të përmbledhura në librin e tij: “E fshehta e fundit e Majakovskit”. Poeti gjithnjë rebel, që besoi dhe bëri të vetat “idealet e Tetorit” por që u zhgënjye nga ai revolucion u vra nga dora e GPU (sot KGB). Revolucionit komunist i duheshin vetëm “poetë fanfara” (si qe për shumë vite Majakovski) dhe jo poetë vërtet të lirë. Këta poetë ky lloj revolucioni “i vetëvret”. Tek ne i pushkatonte. I varte. I burgoste…Ja përzgjedhja ime në datën e vdekjes së poetit:

VETES SIME TË DASHUR 
(Себе, любимому)

Katër.
Të rëndë, si grushta.
“Çezarit, ç’është e Çezarit – Zotit, ç’është e Zotit”.
Po ndonjëri,
si puna ime,
ku futet, ku?
Strofkën gati kush ma bën?
Sikur të kisha qënë
i vockël,
sa oqeani,
në majë të gishtave mbi valët do të rrija,
kur të vinte batica hënën do të ledhatoja.

Ku ta gjesh një si unë,
kaq të dashur si jam vetë?
As qielli nuk më nxë, se është i ngushtë!

A, sikur të isha varfanjak!
Si miliarder!
Paratë për shpirtin, ç’janë?
Një kusar i babëzitur fshihet në të.
Për hordhinë e dëshirave të mia pa fre
gjithë ari i Kalifornisë nuk mjafton.

Ose belbacuk të kisha qënë,
si Dante,
a Petrarka!
Për njërën shpirtit t’i jepja flakë!
Vargjet t’i ndizja për të!
Dhe fjala
dhe e dashura ime,
hark triumfi do të qenë:
gjithë madhështi
pa lënë gjurmë, nën të do të shkonin
dashnorët e gjithë shekujve.

Ose, të kisha qënë
i qetë,
si bubullimë,
gëk s’do të bëja,
nga gjëmimet do të dridhej dhe manastiri më i humbur.
Me të gjithë fytin
me zë të tmerrshëm do të ulurija,
kometat krahët e zjarrtë duke fërgëlluar
nga ankthi me kokë në tokë do të binin.

Me dritën e syve netët do t’i shqepja,
o, të kisha qënë
si dielli, aq i nxirë!
Shpesh më duhet
t’i jap për të pirë
barkut të tharë të tokës!

Do të shkoj,
dashurinë zvarrë duke marë.
Në ç’natë
kllapie
me ethe
ç’qe ai Goliath që më ngjizi
kaq të madh
e kaq të kotë?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s