Miguel Labordeta Subias ( 1921-1969) / Përgatiti materialin Vasil Çuklla

Miguel Labordeta Subias ( 1921-1969)

Miguel Labordeta Subias, u lind më 16 Korrik të vitit 1921 në Saragozë dhe vdiq krejt papritur më 1 Gusht të vitit 1969, po në Saragozë. I përket brezit të poetëve ispanik të haruar, të shekullit të 20 – të. E megjithatë, ndan të njëjtin fat , me të gjithë ata krijues, që pavarësisht… edhe pse nuk presin “lavdinë” dhe famën, vjen dikur çasti, që zbulohen dhe njihen nga brezat e ardhshëm. Zakonisht vonë dhe nganjëherë… sipërfaqshëm.

Paksa… Elegji

Vrituni!
Por lereni të qetë atë foshnje, djepit ku po fle
Nëse tërbimi juaj është zjarr, që përpin qiell dhe re
dhe nënkresat tuaja, rrisin armë:
aherë shkatërrohuni, zhbëhuni, përgjakuni
të pafytyrë…
me sy çakëryer, varrezat tejplotë
që poshtë hënës heshtojnë, për kaq gjëra
veç lini të qetë, bujkun,
mëngjesesh të këndojë
të diejve, ushqyesen, kaltëroren ngyrë.

Pushtoni hovit tuaj
laboratorë, velëanije, universitete
zyrat skeptrike, ku vyshken kaq njerëz
thërmoni gjithë shegët, fisnik – mendimtarin nëpërkëmbni
gatisni bomba fosfori… martesën e ujit me vdekjen.

[ … ]

veç, lini të qetë rioshin student
që mbart, verëfshehtën, thellëshpirtit të vet.

[ … ]

Veç, lini të qetë, atë të dlirëtin, të thjeshtin njeri
që shëtit me gruan, fund-ditës, në asfiksi…

[ … ]

Ndërkaq, grimcohuni ju,
ju inkuizitorë, nxitës të përgjakjes
ju doktrinarë të paepur, të egoizmit të marrë
ju kujdestarë bisha, të një Zhgënjimi të Madh
maniakë pasuror, që mes kthimesh të favorshme
përgatisni vrasjen e mendimit ëndëror
nën sëpata therorishë të paskrupullta.
Nëpërkëmbni ndërkohë, varrin tim
ju a lejoj, pa ia ditur nëse këtë dëshironi
shpërndani hirin tim, në erë
nëse mendoni, se zëri im rrugaç, s’u vjen përshtat qëllimeve obeze
veç, lëreni të qetë, atë foshnje, që fle diku, në atë djep
bujkun që lag djerse, miellin tonë dhe vajin
rioshin student me çelësin e artë
punëtorin, mbaruar shkollë të lartë, e që tymos mes gishtash cigarin,
njeriun gri, që pret tramin të marrë,
me pallton e grirrë, mbasditeve në gjashtë.

Diç tjetër po presin…
i lindën nënat, të jetojnë në mes të gjithëve
brenda së gjithës, veç këtë aspirojnë të jetojnë
edhe prej tyre pritet që të rritet
në qëlloi,
një racë njerëzish, me thikëmprehta dashurie
drejt udhës së aventurave, më të ethëshme.

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s