Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

NËSE TI IKE

Nëse ti ike,
dita zgjatet deri në muzg ,
tue kërku copa dielli ,
që zhyten në det e rreflektojnë në sy mungese.
Nëse ti ike,
nata hesht ,
e andrrat mbesin peng i syve të hapun
tue përplase qerpikët në dhimbje të yjeve…
Nëse ti ike,
nuk ka asnji kuptim ,
hana, që cepat e dhomave bosh ndrin ,
e hije të copëtume vizaton..
E kur ti je ,
asgja nuk shoh,
veç universin…me t’ cilin ngjason.

 

***

Kemi jetue brenda stuhisë
veç me përpjekë nji herë gishtat,
tue numru rrahje zemrash
netëve kur murlani thante mallin.

Por na e dimë mirë si fiket një prekje,
veç kemi harrue sa mije gishta bajnë dashni
deri në vdekje!

 

***

T’kam thanë se dashnia i gjen t’marrët ,
edhe në kjofshin shekuj dritet larg.
Luen me ‘ta,
i përhim,
i kapërdin në humnera heshtjesh,
dersa lshon rranjë.
Mandej lindin ,
shumohen të marrët, e në ketë vorbull
betejash të përgjakshme
marrin guximin me dashtë.

I marri jem…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s