Poezi nga Pozaet Qose

Poezi nga Pozaet Qose

 

TRUMCAK MBI TINGUJ

Mbi piano cicërimat sjellin stinët,
Kërkojnë një tren të humbur, si një fat.
Unë një cigare ndez në cep të ditës
Dhe bëhem një me tymin pak nga pak.

Këndon trumcaku ëmbël përmbi tinguj,
Unaza ari flatrash ka stoli.
Si një fëmijë, jo më i urtë, i bindur,
Mërzia pendët shkul nga trupi i tij.

Ndaloj shpeshherë mes udhës i përhumbur,
Nga njerëzit s’ lyp qindarka për biletë,
Por vetëm një ciu-ciu aq të bukur,
Që nuk më bëhet mik, si dua vetë.

Ai tani është pianoja e humbur,
Mes territ ia them emrin buzagaz.
Për të jam këngë në ajrin e palumtur,
Që hundës së Pinokut i rri larg.

 

DIELLI DOLI PËRSËRI

Prapë prej tij u ndrit hareshwm dheu
Dhe gjithçka tani merr frymë ndryshe.

Ai, sikur na thotë me mirësinë sovrane të heshtjes;
S’ju mjafton drita e ngrohtësia ime,
Që më këmbeni me flakët e urrejtjes…?!

 

GËNJESHTRA E PATHËNË E NASTRADINIT

Sa shumë gënjeshtra tha ai.
E kishte profesion.
Ia mban portretin çdo një prill,
Si shenjt të kohës sonë.

Por nuk na tha kryegënjeshtrën,
E mbajti këtë të fshehtë.
S’do mend, një ditë atë e gjetëm;
Ishte njeriu vetë…

 

SHNDËRRIM I HIJSHËM

Vështro ti, ja, atje, në kyç të dorës,
I puthjes byzylyk të shkon kaq shumë,
Si dashurisë i bardhi flok i borës,
Kur, bashkë me ditën, nata nuk ka gjumë.

Lexo një çast atje, në cep të gushës;
I kthyer ledhatimi në lirikë,
Ashtu si buzagazi i prushtë i buzës,
Kur syri fsheh e shfaq një galaktikë.

Ndërsa te kraharori derdhen ngjyrat,
Që plot hare lodruan mbi tablo,
Kur unë e ti i bënim një fytyrat
Dhe tjetër gjë s’kërkonim nëpër kohë.

Vështro… lexo… dhe prek me gishta drithmash
Ti tëndin trup, që s’është më i rëndomtë.
I tillë qe der kur me hir lirikash
E preka dhe e bëra të pamort…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s