Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Sytë e jetës
 
Unë të pashë në sy, jetë,
ashtu sikur erdhe,
lëndinave pa fund plot lule,
por dhe stuhive më të tmerrshme.
 
Të pashë në sy,
e ti fshihje lotët mjegullimë,
brishtësisë së maleve që duheshin kapërcyer
e enigmave të mia pa fund.
 
…dhe kur mi ngule sytë e tu vetmimtarë..!?
Më drithërove vetëm në një çast.
Të lexova gjithë rrudhat e kohës,
inatin shtrënguar në dhëmbë të fildishtë
forcën e shpirtit ngritur,
si më i madhërishmi feniks.
 
 
 
Atje!
 
Atje ku fjalët nuk depërtojnë
përjetësisht jetojnë përqafimet.
Të zbritura nga qielli
valëzuar me diellin,
përthajnë shiun e përlotshëm.
Ju shoh…!
Dua të jem një rreze e vetme
e këtij shkëlqimi që shndrit bardhësi
rrugëtimit në forma të padukshme
mes imazhit,
pikturë e endur epokës magji.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s