“vargje çasti dhe malli” / Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

“vargje çasti dhe malli”

Vetem diellin dhe ty
S’mundem t’ju shikoj drejt në sy

Vetëm erën dhe ty
S’po mundem’ t’iu zë

Vetëm zjarrin dhe dorën tënde
S’ mundem t’i mbaj

Vetëm pa frymua dhe pa ty
S’mund të jetoj

Si hirin për ujërat e kthjellta
Edhe mua më merr malli për ty.

 

“vargje çasti dhe malli”

Si petale vjollce në erë
në drithërima më le
por mësova ç´është jeta

i harlisur si valë deti
i braktise brigjet e ngrohta
mi more të gjitha me vete

si dielli në perëndim mbetën sytë e mi
duke luftuar me terrin
në zemër u mbledhën retë e muzgjeve

shkëmb u bëra në mes stuhive
zog që thur çerdhen në vetmi
dhe i mëson të vegjëlit e vet
të fluturojnë të lirë

detit mure s’mund t’i veje
kur unë zbathur i kaloja oqeanet
deri te ai fanarshprese në horizont
që çdoherë më solli dritë dhe paqë.

 

“vargje çasti dhe malli”

Në mua njëherë
Jetonte një dashuri
Pastaj ti iu dhuroje
Me zemërgjerësi
Zemrave të gabuara

Pastaj e merrje nga unē
E harxhoje
Në shtretër të huaj të ftohtë akull
Duke i zhveshur lakuriq
Zhgënjimet e tua

Në mua njëherë
Lulëzonin njëmijë dëshira
Pastaj ti m’i varje ato
Nëpër trungje pa rrënjë
Duke u tallur me ardhmërinë

Në mua njëherë
Më mbante zgjuar
Një pritje
Ti netët e mia pagjumë
I lidhje për barkat e thyera
Duke i lidhur me fije pashpresë

Në mua njëherê
Fluturat lozonjare
Ma loznin shqetësimin
Pastaj ti i shkele pa mëshirë
Të gjitha kopshtet

Në mua njëherë
Zogjtë e lumtur fluturonin
Pastaj ti në qiellin tënd
Për mua s’le vend

Njëherë në mua
Rrinte ndezur flakë e dashurisë
Pastaj ti në shtëpinë tënde
Pēr mua e fike
Zjarrin në vatër

Në mua njëherë
Rrahte një zemër
Pastaj ti
Brenda romanesh të lira
E harrove atë
E le pa drithërimë
E le pa emër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s