Palmira

Nga: Dr. Diana Skrapari
Ai është Zoti i Botës, Krijuesi, Mëshiruesi! Pse ju duhet të shkatërroni një xhevahir si Palmira? Ju dëshironi të shëmtoni këtë botë?! Ju dëshironi ta bëni shpirtin e saj të shëmtuar?! Ose thjesht ju jeni xheloz ?! Ai ishte dhe do të jetë përjetësia !
Ju shkatërroni Palmirën, Ai do ta rindërtojë Palmirën. Ai është një artist i palodhur që ka luftuar për bukurinë e shpirtit dhe do të krijojë aureola perfekte për engjëjt e tij që e duan në tokë.
Ata që luftojnë kundër Atij,e humbasin betejën që në fillim. Pra, gjithë kjo mizori, gjithë kjo inorancë është kaq shumë zhurmë për asgjë!
Kujdes! Ju që shkatërroni këtë mrekulli nuk dalloni aspak nga kafshët e një kopshti zoologjik! Por Palmira, Palmira, xhevahiri i njerëzimit do të ringjallet pasi dikush do të ketë një vullnet Titani për ta bërë më të bukur se kurrë! Një artist mbaron gjithmonë atë që Ai fillon, sidomos kur Ai është Artisti më i madh i jetës …