Kalendari poetik: Tomas Tranströmer (1931-2015) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Tomas TRANSTRÖMER

Kalendari poetik: Tomas Tranströmer (1931-2015)

U lind më 15 prill 1931 Tomas Tranströmer, ishte shkrimtar, poet dhe përkthyes suedez, shumë i nderuar në vendin e tij, fitues i çmimit të Këshillit Nordik për Letërsinë në vitin 1990, fitues në Mbrëmjet Poetike të Strugës (si Neruda, Edoardo Sanguineti dhe Eugenio Montale) etj., dhe fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 2011. Pashë disa herë me radhë shqipërimet që kam prej tij dhe kjo është përzgjedhja ime sot:

FAQE NGA LIBRI I NATËS

Një natë maji zbrita
me një rreze hëne të ngrirë
kur bar e lule qenë të hirtë
por kundërmim të blertë kishin.
Në një rrëpirë u ngjita ngadalë
në natën e vëngërt, daltonike
ndërsa ca gurë të bardhë
rrëfenin udhën e hënës që ikte.
Një hapësirë kohe
nja dy minuta e gjatë
e gjërë pesëdhjetë e tetë vite.

Dhe brenda meje
tej ujrave të plumbtë verbues
qe bregu tjetër
dhe ata që komandonin.
Njerëz me të ardhme
në vend të fytyrave.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s