Poezi nga Anila Mihali

Poezi nga Anila Mihali
 
 
E ëmbla natë
 
Iku nata punë e madhe
në pistën e saj vallëzova mjaft
E ula sot hënën mbi dritare
e mbajta mbi duar e çova prapë lart.
 
Belit të saj rrotullova muzën time
e syrin e gjumit të hynte se lashë,
ma mbushe xhanin plot vezullime
natë moj, e ëmbla natë .
 
 
 
U mbyt kapiteni
 
Stuhitë vetë dimë t’i ngremë
kur duam dhe në mot të qetë
I fryjmë vrullshëm inatit t’shkretë
që fshihet, struket brenda nesh.
 
Dallgët e mbytin kapitenin
përfund e nën këmbë e mbajnë
Shpatën në dorë e merr Zgalemi
dhe ulërimat janë pak.
 
Me sy të nxirrë qielli i murrmë
mburojë i bëhet të birit , diell
Kreshtat e humbësit shkojnë der në fund,
ku kupa e kaltër i rrëkëllen.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s