Poezi nga Eva Kacanja

Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Pa titull
 
Nuk ngeca në dhimbjen e dashurisë sime
Jo!
Hënē-ngrēnē qiellit,
ajo dhemb e dhemb.
………………………………….
Nē bukurinë e dashurisë sate sonte u mallëngjeva…
Burrëror ky mall
që dhe malin shemb….!
 
 
 
***
 
Ti më puth,
Fryma gjakun ndez,
Trupi ngrihet lart si tym,
Përplaset lehtë me retë
Shi i butë dashurie
Mbi tokën e ngrohtë
Nis rrjedh…
 
 
 
E bekume
 
Pemt u përshnoshën mbram,
Toka priti lutjet e tyne
e at’her ia gufnoi rranjët
me afshin e vet t’ngroft,
Humja dhe dhania
n’at pëqafim sublim,
sa bukur po ngazllejn jet…
 
E mu nër dej po m’buis përplot natyra,
Krah i dallndyshes m’vidhet mi qerpik.
Prej dashnise tate nis e m’ ndrin fytyra,
Ah ç’ma neze prap ket’ zjerm poetik!
 
 
 
Pasthirrmë…
 
Mos u tremb,
Bajamet kane çelur
e moti vjen më ngrohtë,
Lind hëna nëpër qiellin tënd,
E ngrënë vjen e largohet plot…
 
Mos u tremb,
Dimri mbeti në kohën e shkuar,
Ndize puthjen që fsheh nën magji,
Në buzën tënde rinoj yjëzuar,
Pasthirrmë e shpirtit më je vetëm Ti…
 
 
 
Balsam…
 
Kur mendja ajrngrihet si mëndafsh nën fllad…
Kur nata hap sytë në mijëra xixëllime,
Kur trupi avullon në ujë e mëkat,
Kur n’puthje m’i zhvesh brenga e dyshime,
Kur si fëmi rënkon e mallin ma shëron,
Kur në vesh përshpërit
” Je balsami im!”
Si damar i tokës ndizet truri im…
……………………………
…Kthehet shpend i egër flatrarrahur larg,
Fshihet qiellit heshtur hëna e pagjumë,
Engjëllor i humbur ti s’ke njohur plagë…
Plagë e shpirtit tënd tani bëhem unë…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s