Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Rrënqethet vera e athët, e kuqe
kur trokas gotën me shishen
si lëkura e gjinjëve të tu,
kur zemra, nga një fjalë e dehur troket fuqishëm.

Gëzuar pra… vetmisë!
Zanoret e emrit tënd m’i thotë goja e gotës.
Vibrimi i qelqit
që shuhet në puthjen me buzët e mia
për të gjetur bashkëtingëlloret…

Alfabetin e dashurisë sonë, pi me gllënjka.

Të vetmet çaste kur dehem,
pasthirrmat dhe ofshamat…
jane shkronja e 37..38.. e 40-të
e kështu me radhë.

Plotësonjëse të emrit tënd.
Pjesëza që mungojnë nga jeta ime…

 

***

Ti më shkund
si kalliri i grurit
e më le pa mend.

Krenohem me kokën bosh.
Me deshirë ia fal drapërit
kashtën e trupit,

veç shpirtin,..
atë ruama në hambaret e shpirtit tënd.
Mbillmë dhe korrmë
derisa të jemi gjallë!

 

***

Kjo rrugë që përdridhet
e shket si ngjalë mbi qafën e malit,
imiton alfabetin…

Diku bën një ”s”
diku bën një ”d”
diku një ”u”
pastaj një ”a”

Sa herë ndahem prej teje
e çapitem mbi udhën drejt diellit,..
hija e trupit, si plumbi i një lapsi,
pas shpinës sime shkruan:

– “S’dua të iki”

 

***

në dhe dritarja duhemi
në trena, autobusa,
në vaporet e vegjël,në dhomën time..
rrimë gjithmonë bashkë

Me frymën time
ia shkrij sytë e ngrira prej dimrave,
me një shami të bardhë i rregulloj qerpikët.

Mbi fytyrën e dritares
shkruaj emrin e saj,
zemra vizatuar mbi xham që shkrihet,.. pikon..

Unë e kam parë dritaren kur qan,

e kam parë edhe kur qesh.
Në cepin e buzës ka diellin,
në dorë..një degë molle të sapoçelur.

E dashur..sa ngjani të dyja bashkë!

Një ditë dritarja
të dha perdet e mëndafshta
për fustanin e pranverës
dhe veshi këmishen tënde të natës
kur hëna ishte e plote

E dashura ime prej xhami
m’i shpie sytë në kullotë,
në kullotat me bar prilli…
në përhumbjen e madhe
duke ëndërruar…

të dashurën prej mishi…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s