Poezi nga Kujtim Hajdari

Poezi nga Kujtim Hajdari

 

DASHURITË

Lermë sonte, mua, të shmallem me ty,
Lermë hënën, mike, zemrën të ma mbajë,
Yjet përmbi kokë, që ma bëjnë me sy,
Leri ata sonte, të më zënë në faj.

Mos më fol shumë për rininë e djegur,
Mos m’i zbulo vitet mjergullës mbuluar
Mos më fol gjatë për një jetë të tretur,
Fol si ndizen trupat tanë të dashuruar.

Dashuria, natën, e ka ndezur zjarr,
Dhe hën’e bukur po na lan në ar,
Këngën, lënë pas, le ta nis me mall,
Dashuria jonë si vullkan të dalë.

Le të parfumojnë erë lule gjineshtre,
Nesër trupat tanë lagur gjithë vesë,
Çdo dyshim i yni, çdo hije gënjeshtre,
E mallin, mbledhur vitesh, dielli le t’i tres.

Rrezja e mëngjesit mbi Tomorr të dali,
Me të kuq t’na ndezi si dy thëngjij zjarri,
Bukuria e natës, flirti dashuror,
Le të flenë ngrohtë thellë në kraharor.

Bota le të flasi, le t’na përgojojë,
Për botën, vitet tona, humbën polin Nord,
Dashuri’e shkretë mbeti shurdh, pa gojë,
Ne sot le të dalim në të jetës bord.

Dashuritë s’vdesin dhe kur i burgosin,
Dashuritë s’humbin dhe kur i përflasin.
Me zili e vrer dhe kur i tymosin,
Dashuritë krahët më shumë i përplasin.

 

NË PËRVJETORIN TIM

Dalta e kohës ka gdhëndur si në mermer,
Mbi ballin tonë rrudhat e mendimeve
Mjegullnajën e ditëve të nje viti të tërë,
E hijen e vrazhdë të shqetesimeve.

Në çdo përvjetor shkojmë nje vit më larg,
Kujtojmë ndodhitë e i rreshtojmë varg,
Me bukurinë e tyre e me zymtësinë,
Në ditët e një viti shkuar me trokëllimë.

Pyes veten time me ndjenjën e pendesës:
A kam lënduar me ditët e mia,
Shpirtin e dikujt , i thërras kujtesës,
Apo një rreze u kam falur nga lumturia?

A kam qënë mes njerëzve përherë njeri?
A kam mundur të kërkoj falje me zemër,
Për ndonjë gabim e ndonjë paudhësi?
Apo dhe mua më kanë ndryshuar emër?

S’është për t’u habitur, ka njerëz kudo sot,
Emrin e nënës nuk ua thërresin më,
Emra të tjerë u kanë vënë plot,
Që të bëjnë neveri o të qeshësh nën zë.

Vë pasqyrën e ndërgjegjes perballë,
Me kujdes shikoj portretin e shpirtit tim,
Jehonat më vijnë përmes ditëve dalë,
Më kanë thirrur, dëgjoj, përherë Kujtim.

Lule më të bukura nuk do të doja,
E tinguj më të ëmbël nuk do të degjoja,
Sesà t’më thërrasin kështu, me emrin tim,
Përvjetori më buzëqesh në rrezëllim.

 

KUR TË KAM PRANË

Kur të kam pranë,
Të pushtoj me ëmbëlsinë e këngës së rilindjes,
Të ngre në ajër mbushur parfum jete,
Të rrotulloj me krahët e dashurisë së pafund
Gjithësia na ndjek në lodrën e bukurisë,
Na vjen pas me këngë e gëzim fëminor.
E me fjongo hëne,
Na lidh yjet kurorë.

Kur të kam pranë,
Humbas meditimesh në kaltërsinë e detit të syve tu,
Në gurgullimat e ujëvarave të zërit tënd,
E më zgjojnë ëndrrash pulëbardhat e vështrimit
Tretur thellësive shpirtërore.
Dielli hesht,
rrezet i mbledh me pelena të bardha,
dhe unë i shoh të ndezura vetëm në buzët e tua.

Kur të kam pranë,
Bota duket shumë e vogël,
Me dashurinë tonë pushtojmë Hemisferat,
Dhe akujt në Alaskë i shkrijmë,
Qiejt e ëndrrave s’na mjaftojnë më,
Galaktikash humbim, pafundësish,
Për t’u rishfaqur përsëri
Ylbera dashurish.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s