Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Flemë nën hipokriziné

Flemë nën hipokriziné e orëve ku ndigjohet tik – taku saj
I këndojmë pranverës, dhe e zhveshim atë nga hipokrizia e syve tanë
Buzqeshim njëri – tjetrit, veç buzëve përveshur
Pa themi dhe gjëra që s’duhen thënë.

Zgjohemi të etur prej ëndrrash mbytur nga nata
Ndihemi të gatshëm për një ditë të re
Godasim pa mëshirë, më keq seç godet shpata
Qeshim me zili, tek shkon një grua e vè.

Këputim në mes një shoqëri të vjetër miqsh
Veshim me hipokrizi një miqësi të re
Ngrohim shpirtin me zymtësi dit’sh
Gatuajmë një çorbë, ku se pëlqejmë as vetë.

Më pas vjen një heshtje varri
Nga pas dikush ta ngul thikën thellë
Njerzit janë veshur me lëkurë djalli
Lëkura që mbajnë s’njeh më asnjë fè.

Mbuluar me jorgan arnuar ligësish
Gjakun nën damar as dimri se ftoh
Si thikë me dy presa në mes dashurishë
Fytyra plastikë është bërë kujtdo.

 

Dhe malet qajnë nga dashuria

Jo, të lutem mos u ndje keq
as mos i fshih lotët prej meje
në ata lot, ka mall, për dreq
mall që djeg i tëri në deje.

Nuk është turp të qajë një burrë
qajnë dhe malet nga dashuria
ndodh, kur shpirti, shpirtin humb
ndodh, kur armiku është largësia.

Pa dhe dëbora zë e qan
tek shkrin e tëra, ndihet vetëm
nuk ka ilaç që i bën derman
nën tokë heshtur futet dhe tretet.

Lotët nuk janë dobsi e burrit
të qajë një burrë është krenari
në të digjet një prush i furrit
ku ndizet flakë djeg dashuri.

Mos harro kurrë, dhe malet qajnë…
Dhe dinë ta bëjnë njëlloj si Ti!

 

Lulet e ftoit

Një e premte, pa të premte
Një kurorë mbërthyer degëve të saj
Një qiell gjysmuar kokfortësisht prej reve 
Afër, një çesëm me rubinet të tharë.

Një zemër ndarë si gjysma e ftoit
Të dy anët lëngëzuar mall
Diellit mbi buzë i pikoi
Mbi pemë hijeshonte pranverë e gjallë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s