Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Mesnatë mbi qytet
 
Mbi rrugë fryjnë erëra pranvere
e drurët gufojnë prej saj .
Tani, që mesnata ka rënë mbi qytet,
konturet e rrugës, nën dritë hëne, si meit duken këtë çast .
 
Mbi hartën e qytetit, mbi hartën e botës,
shënohen rrugët me urtësi .
Kalvaret e kohës mbi to,
kanë ecur duke mbajtur histori .
 
Sikur, të fliste urtësi e tyre,
sikur, të thoshte gjithëçka ka parë,
s’do guxonte njeri mbi fakte,
të fshinte, a të mbishkruante diçka .
 
Jashtë fryn pranverë
e mesnata tani, prehet pa ngut .
Ka një qetësi të mirëfilltë,
ky çast meditimi, ky qytet, kjo rrugë .
 
 
 
Ndër qiej mendimesh
 
Qyteti po hesht në thellësi të natës
e zhurmët humbën gjithë në hapësirë .
Në rrugët që ra natë, nuk dëgjohen hapa
e zërat humbën tingëllimn .
 
Në çdo humbje dite, në çdo humbje drite,
bie ca trishtim e zymtësi.
Në lojën me terrin, nuk bëhen ankime,
po as trimëri .
 
Jashtë ka rënë natë, natë e asgjë tjetër
e zëra të humbur tej e tej.
Vështroj mbi natë, tej pagjumësive,
ndër qiej mendimesh, se mos diç do gjej .
 
 
 
Në gjëndje të dehur
 
Shkretëtisë së pritjes, nuk i dihet fundi,
as dhimbjes që le pas kjo largësi .
Në rrugë të pa shtruara mendimesh,
as rrihet, as iket, gjithësesi .
 
Aty, ku s’ndihen hapat në të ecur,
aty, ku zë fill një largësi e pa anë,
ti e ndien fijen e erës
dhe fillin e këputur, që mbi krye dot s’e kap .
 
Për çfarë mund të shkruash në gjëndje të dehur,
për gjithëçka që mbetet më pas,
për erërat që të mbajnë akoma me frymë,
apo dëshirat e pafundme që ajrit të mbajnë ?!
 
 
 
Të rrinim afër edhe larg
 
Ky tejkthjellim ajëri hapësirash,
si tejkthjellim mendimesh dhe idesh,
e çtensionoi kufirin e pamjes,
që dukshëm, shfaqet atje tej .
 
Ndër largësira s’i shohim hijet,
as ligështimet nëpër faqe,
as rrjedhën e lotit që na shket,
kur hedhim sytë mbrapa krahëve,
 
ku shtrihet heshtja e mos kthimit,
ndër kohë të shkelura për mbrapsh,
ku nuk e patëm aq të thjeshtë,
të rrinim afër edhe larg .
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s