Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËRTEJ, DASHURISË POEZI…

Me sytë e qiellit
Derdhur ndër kontinente, përtej, dashurisë poezi
N’rreze të diellit
Qëndis jetën, me ngjyra të ylberit, për urën njeri

Me flamurin e fitores nxjerr nga shkuli i tokës jeto
Me pranverën e dashurisë, që të fle, në gji
Si gurra e lumturisë, me buzët tokë e qiell, dashuro
T’mbetesh shtatore përjetësie: unë jam liri
Që pi kufi, mbi tokën e falur nga Zoti, më lumturo

Me sytë e qiellit
Përej dashurisë poezi, kërkoj parajsën, përjetësi
N’rreze të diellit
I lash, dhimbat e tokës, të lulëzojnë lulet dashuri

 

NATËN, NDËR MINUTA PA GJUMË…

Piktur, n’bardhësi t’pëlhurës
Këndon buzëqeshjen e dashurisë, që pi lumturi
Si buzët, me gjuhë t’lëkurës
Natën, ndër minuta pa gjumë, që harrohen n’sy

Kur heshten syzanat, e n’asht i ndihet fjala plisit
Me shtatë krismat, të trashëguar ndër ballë
Kraneza e akullt lulëzon, n’lumin e kullës t’fisit
Me shpirt t’maleve, jetës iu shtua një djalë

Piktur, n’bardhësi t’pëlhurës
I zgjon nga gjumi, sytë e jetës, për këngë lirie
Si buzët, me gjuhë t’lëkurës
Që pinë terrin e natës, maleve me gjak Shipnie.

 

SA YJE, KA NATA…

Stuhi të gjata
Na vijnë pas, me valë të reja, për dashninë tonë
Sa yje, ka nata
Shndërrohen në lule pranvere, sytë e jetës thonë

Na lulëzojnë, në gjirin e Sharrit, si dashni zanash
Për gjini e gjuhë, siç i kishim më parë, ndër male
Ndër bebëza kujtimesh, ndër buzëqeshje, nënash
Si luleborat e para që çelnin ndër borë plot petale

Stuhi të gjata
Kanë ndaluar, në sheshin Shipni, që s’flet si dikur
Sa yje, ka nata
Kërkojnë vend varresh, për t’na varros, me flamur.

 

PJELLAT, E SHTRIGËS SË VJETËR..

Na lanë, t’ndarë
Për fitoret tona, duke na ndjekur, nëpër liri
Borxhe për t’larë
Për farë të djallit, që na e mbollën n’Shipni

N’faqe të truallit, për mëkatet e frymës, t’hutës
Pse nuk e jepte shpirtin, nga hallet e motit
Lidhur për syt’e guximit, si kënga, n’tel t’lahutës
Që i betohej shqiptarçe, flamurit dhe Zotit

Na lanë, t’ndarë
Edhe në arën e bukës, n’maja t’kepit t’Shipnisë
Borxhe për t’larë
Karshi djallit, që s’ngopet me gjak të shqiptarisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s