Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

ANONIMI …

Një shpirt poet… nëpër shekuj larg…
Zbret ëndërrash, si dashuri e parë
Me një libër… vjershë… strofë a një varg
Zemrash ngjallet… pulson si i gjallë…

Zbret ashtu… magjishëm… jetës sonë
Diell shfaq shpirtit… dhe madhështi…
Udhët nëpër breza na ndriçon
Shkallë shpirti artit… për në lumturi…

Pamje të re sjell, lumturohet jeta
Zjarre zemrash ndez në sytë e mi
Malli… lulet… ëndërrat… e vërteta
Përjetë… ngelen veç në dashuri

Heshtur… anonim… një ylber me dritë
Qiri shekullor ndez mall e lind jetë
Shkronjash n’udhëtim…e përpin çdo shpirt
Si një yll… që ndrin… në mijëra vjetë…

Shpirt poeti…ëndërra shekuj larë
Emrin grisur nëpër udhëtim…
Veç lavdia ndrin, si yll polar
Kush ndrin vertetë…mbetet anonim…

 

E DI …

Një ditë…a natë…
kur t’i jetë thyer maja
këtij lapsit tim…
Me sy, kudo, do të më kërkosh, Vetmi…!

E di…
Dashuria ime, vargjeve,
do të më zgjojnë brënda teje!
Si peng do të më sjellin kushedi nga…
Tek Ti!

Ndofta…
Qoftë dhe vetëm për disa çaste…
Sa gjithë dashuritë do të jetë për mua…
Sa të gjitha… të gjitha dashuritë…
E di…

 

MOS U LARGO

Asnjë cast, mos u largo!
Jo më një orë, apo një ditë…
Po Ti, nuk e di, nuk e di, se hapave… pas,
dashuritë ma zbojnë vdekjen…

Parajsave mblodha përsosmëri…
Në shpirt, portretin me polen,
fole ta kam lënë…

Një shtegu
do të ta gjej buzëqeshjen!
Urës së ylbertë
nëpër kadenca vargjesh
do të të zbres në shpirt…

E Ti, ( kur të mos jem ),
në më kërkofsh,

vargjeve, për te porta e kujtimeve,
shkallët ngjit…

(motiv kënge;
Refreni : Ti nuk e di…ti nuk e di,
se hapave pas, Dashuria ma zbon vdekjen…dashuritë
Mos mu largo, mos mu largo, as një cast,
Jo më një orë apo një ditë!)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s