Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

BALADA E FUSTANIT TË BARDHË…
(Mjer ai, ajo që humbet kujtesën!)

Sa herë qëmtoj brengat
më rishfaqet buzëqeshja
e asaj vajze…
Dikur,
me shpresë për të ndezur një zjarr,
nga goja e arnuar e kohës…
ëndrrat tona u copëtuan nëpër qiell.
Shpesh
një pikë loti të tretur
i dhuroj tek qetësohet e harruar
në varrin me Emrin e saj…
ngelur në sirtar këpucët e nusërisë
që askush nuk ia dhuroi.

***
Tani e shumë vite
vajza po fle,
hedhur mbi vete, nën rërën
e kripur të fshatit
fustanin e bardhë të nusërisë…
Para portës së kujtesës
nxitoj hapin e viteve,
më mbyt dëshpërimi i atyre ditëve
të asaj vajze të vrarë…
Me grushtin shtrënguar në zemrën time
përtyp lot, ende hetoj dramën e asaj vajze
të uritur për një gllënjkë dashurie!

Maj 2008
Nga Arqile Gjata(nga Ditari i Jetës)

 

Në qytetin ku Unë jetoj

Në qytetin ku unë jetoj
dielli ecën njësoj si këmbësori,
tërheq ngadalë gjithë të gjallët.
Në këtë qytet
ndriçojnë eshtrat e fiseve antike,
veshur me këmishën e lavdisë…
të bardha, të ngrira si statuja!

Qyteti
lodhur nga këngët
mban emrin e fiseve antike.
Monumentet shpërndarë si kufoma,
flasin gjuhën e dashurisë
dhe sot, madhështia…
tretur nën gurë.

nga vëllimi poetik ”Jeta më vjen si poezi” 2011
A.Gjata

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s