Poezi nga Bujar MEHOLLI

Poezi nga Bujar MEHOLLI
 
 
SPLEEN
 
Rrugicat pa mbarim,
qyteti mbështjell’ me trishtim.
Hëna i ndriçon kot,
këto dhembje e lot.
Damat e arrira,
kanë teke të vështira,
zotërinjtë me frak,
ua plotësojnë ngapak!
Jeta ime çuditërisht e gjatë,
po zbehet natë për natë.
Në dhomën krejt të mekur,
strehën e kam gjetur.
Nga dritarja shoh tek bie shi,
edhe unë dikur kam pas një dashuri…
 
 
 
KUJTIMET S’NDRYSHOJNË GJË
 
Shumë ditë së bashku kemi harxhuar,
duke qëndruar të lagur në shi,
rrezet e diellit të korrikut i kemi shijuar,
por nga njëri-tjetri, jemi ndarë tani!
 
***
 
Unë ika në jug, ti shkove në veri,
Ditët dhe netët rodhën si lumë,
U bëra ushtar, ç’u bëre ti?
Nga hera e fundit kur u pamë, kaloi kohë shumë…
 
***
 
N’këto ditët vjeshtake po mërzitem,
Jeta seç më është bërë monoton,
Mbrëmjeve duke t’kujtuar po përpëlitem,
Por kujtimi, gjë ndryshon?
 
 
 
BRENGA UNIVERSALE
 
Edhe sa duhet të zhvillohet bota, për t’i parë lypsarët bredhacak dhe për t’u ofruar ndihmë?
Çfarë aparature duhet të krijohet, për t’i dëgjuar ankimet e të sëmurëve,
që dergjen të vetmuar…
Pse duhet t’u ipet dënim i shkallës së lartë atyre që janë të sinqertë?
Çfarë zbulimi duhet ta bëjë bota,
për ta zbutur zemrën e nënës,
që hedh fëmijën e saj në kosh të plehrave?!
A thua çfarë ushtrie i duhet botës për t’i shpallë luftë të përgjakshme gënjeshtrës dhe mizorisë?
Po ç’mjet do ta ndihmonte botën,
për t’i shqyer llojet e maskave,
te një person?
Po zërin e ngjirur që haptas fton miliona veta, t’i bashkohen kauzës së paudhësisë,
ç’gjë e ndalon dhe shuan përgjithmonë?…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s