Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
DËSHIRË
 
Nëse mund t’i mblidhja plagët e botës
ndoshta do ishte pak një galaktikë
Të rënda, të thella, të prushta si lotët
dhe plagët e mia që i kam si prikë!
 
Vetëm fjalë poezie kam si melhem
dhe zjarrin, shpirtin do e shtroj në vatër,
por edhe njëmijë zemra të kem
botës dua t’ja shëroj gjithë plagët!
 
Dhe mbetet përherë vetëm dëshirë
botë pa plagë s’ ka patur e s’do ketë
Por ja që mbi këto vargje me rimë
Derdh dhimbjen e shpriti se jam poete!
 
 
 
Kohën se njoh
 
I lodhur mëngjesi derdhet mbi mua
I heshtur çapitet, si në verbëri të plotë
Drithmojnë buzët për puthjet e tua,
si zhurma e erës kur gjethet trazon
 
E orët ikin në delir, minutat në pritje
Po shpojnë membranen e kohën se njoh
E kjo mosnjohje, më shtyn në ngasje
Ti iki pak vetes, e heshtur, pa oh…!
 
E marr një udhë, një shteg të krisur,
me veten përdore që më jep guxim
Pa çka se syve dita, dritën u ka grisur
e kreu i udhës m’ është fillim.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s