Poezi nga Mimoza Gjetaj

Poezi nga Mimoza Gjetaj
 
 
UDHËTIM NËPËR ËNDRRA
 
Mbështjell shpirtin tim t’vetmuar
Mbetur peng i ngazëllyer
Prushin e mallit grimcoj
Pak nga pak kujtimet m’treten
Shiu nën ritmin tundues
Era mikluese më lodh.
Udhëtimin tim imagjinar
Ëndrres ja vodha mbrëmë,
si busull udhërrëfyese
Ndjek shkëlqimin tënd
Mbështjellë ndër horizonte
Atje kaltërsive t’ qeta
Numërojmë kafshimet e zjarrta
Numërojmë netët e pafund
Diku thellësive të harresës
Mbetet peng dashuria
dhe udhëtimi jonë.
 
 
 
Zjarri i zemrës !
 
Si një kartolinë ilustruar me ngjyra të ndryshme para syve të mi shfaqen kujtimet,
i njëjtë ky mëngjes si atëherë ,pranverë
Ky vend i njëjtë ashtu si dikur.
 
Zjarri i zemrës mbeti i ndezur atje
Koha mori me vete
vitet, rininë,
por kurrë atë që ne aty ndamë…
 
Ndoshta një ditë do takohemi
Mes shikimeve e
fjalëve
Do kuptosh se midis kupës së veres dhe buzëve mund të ndodhte gjithçka.
 
Do kuptosh se edhe pse asnjêri nga ne nuk është Cesar
Secili mund te qendroj para Rubikonit të vet, njëherë në jetë .
Do kuptosh,
se asgjë nuk deh më shume se një gotë verë fati.
 
 
 
Nuk munda …
 
Dua të bëhem cigare,
si nikotin të kaloj
në buzët e tua
Të hyja në gjak
për të thënë sa të dua.
Doja të jem heroinë.
të rri në vena gjatë.
Sado të kërkoje të ikje
tek un të kthehshe prapë ,
si drogë të doja të behem
shqetësim për ditët e tua.
Kur të ndjesh mallin tim
të ulërasësh…
Ku paskam gabuar ?
Nuk munda ti mas aspak ndjenjat
(Paskal) i shpirtit tënd të jem
Nuk munda të të bëj të më duash
Dashuria nuk është si alfabet
Nuk dita!
melodi e ritmit të zemrës tënde të bëhem asnjëherë .
 
Venezia 26/03 /2018
Mimoza Gjetaj
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s