Poezi nga Nikolla Spathari

Poezi nga Nikolla Spathari

 

SIKUR TË VIJE

Sa mirë do t’ishte të vije përsëri,
Të rrinim në muzg
Te vetmia e pemës,
Siç rrinim atëherë me pak pranverë në sy
Në shoqërinë magjike të hënës.

Por edhe po s’erdhe
S’do humbësh asgjë,
Veç një nostalgjik
Që rri netëve pa gjumë,
Që s’ka vilë as makinë BMV
Edhe pse vargje dhe dashuri ka shumë.

 

VENDIM I MARRË NË SHI

Dola nga parku
Dhe i lashë shirat
Të bien mbi çveshjën e drurëve,
Mjegullat
Vërtitën e brohorasin në Dajt,
Me çadrën e anuar mbi supin e djathtë
Të dalloj nga larg…

Nën një re,
Të mbetur te kurora e një peme,
Vendosëm ta lesh auditorin
Dhe ikëm nëpër shi,
Sigurishtj ia vlente një leksion më pak
Për mjë ditë më shumë dashuri…

 

MUNGON NJË KËNGË

Edhe këtu
Mungon një këngë,
Ashtu siç mungojnë
Shumë gjëra në këtë botë,
Sigurisht tragjedi nuk e quaj,
Por edhe nostalgji ta quaj është e kotë.

A mund të këndohet një këngë
Për ty
Dhe ti të mungosh në këtë këngë!?
Ti mbase asnjëherë s’ke qenë dashuri,
Mbase gjithënjë ke qenë brengë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s