Sunita Paul ( India)

Sunita Paul

Aktualisht jeton në Kolkata, Westbengal India, Sunita është një autore e botuar. Libri i saj debutues “Inked with Love/ Nënshkruar me dashuri” është botuar nga Wildfire Publishing House, Kolorado, SHBA.
Aktualisht, Sunita po punon si Ekzekutive për Publikime në Qendrën e Kërkimeve të Vishwabharatit, Latur, Maharashtra.
Yjet e rrufeve, një bashkëpunim i poezive me Deborah Brookes Langford, një autore e njohur amerikane dhe Trilogjia e Grave, (Gratë e pasionit,reflektim dhe përmbajtje ) janë veprat e saj të tjera të botuara.
Gjithashtu ka qenë pjesë e antologjive të tjera si Motrat Amerikane, Emocionet e Ngrira. Poezitë e saj publikohen në webzine.
Sunita ka marrë tri lajmërime për librin me emrin e saj në Facebook nga botueset amerikane, Deborah Brookes Langford dhe Susan Joyner Stumpf nën kompaninë botuese Wildfire. Sunita ka bërë intervista në radio blog dhe faqe të tjera me Fiona Mcvie, Deborah Brookes Langford dhe Susan Stumpf .
Sunita është botuar në shumë revista dhe Antologji Ndërkombëtare. .
Librat e saj janë të tregtuara nga Amazon dhe Lulu.

 

***

Unë buzëqesh
Unë fsheh çdo dhimbje
Koha përsëritet.

Unë buzëqesh
I fsheh lotët e mia,
sepse askush nuk di të kujdeset.

Unë buzëqesh.
Të vijë çfarë të mundë.
Unë jam këtu për të rezistuar.

Unë buzëqesh.
Edhe pse më mungon shumë,
por këtë herë është ndryshe.

 

E dashur Vete

E dashur Vete,
Është koha që të ulesh drejt,
për sa kohë që qëndron
Është koha para se të jetë shumë vonë
të ecësh me kokën tënde lart
Është koha që të hapësh zemrën tënde
dhe të ndiesh emocionet e tua të lirshme
Është koha për një fillim të ri
dhe të kesh të drejtën tënde për të zgjedhur.
Është koha për të shkuar përpara
Nuk ka nevojë për të ujitur më shumë bimë të vdekura
Është koha të zgjohesh në një agim të ri
Vetëm shiko se çfarë është në vitrinën tënde të ardhshme
Është koha për të vendosur mendjen tënde
Dhe të bësh një lëvizje të drejtë tani.
Është koha që duhet të gjesh…!

 

***

Pafat në dashuri, jo vetëm sot, një pjesë e ekzistencës sime,
Por njerëzit besojnë se unë jam një grua e fortë.
Ajo që më lëndon më shumë është se jo duke bërë ndonjë gabim pë dikë,
por është dhimbja, dhimbja dhe çrregullimi i zemrës në fatin tim.
Unë e bëj pyetjen për veten dhe të Plotfuqishmin,
Jeta jep përgjigje në shumëllojshmëri.
Mjerisht, nuk pres më për asnjeri,
Të qenit i vetmuar me veten tani është e vetmja gjë që mund të quhet qenësi.

 

Përgatiti materialin Marjeta Shatro- Rrapaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s