Gunsel Djemal ( Qipro -Turqi)

Gunsel Djemal

Gunsel Djemal ka lindur në Nikosia, Qipro me 7 Mars 1961.Ajo është turke- qipriote.Aktualisht jeton në Londër dhe punon per NHS-Shëndeti Fëmijëve.Hobi saj është udhëtimi, leximi librave, poemat,folku muzikor dhe muzika klasike.

Është pjesëmarrëse e shumë eventeve ndërkombëtare dhe është publikuar në shumë antologji e revista të ndryshme, si dhe është vlerësuar me Çmime Letrare.
Gunsel Djemal është përfaqësuese e faqes Letrare dhe anëtare e Bordit Drejtues : Galaktika Poetike “Atunis” .

 

E humbur/arrakate

Kur filluam këtë udhëtim
nuk ishim ne,
zemrat ishin varur në gishtërinj
duke dërguar në buzë
kujtimet e kapura në zemrat tona
të detyruara të qarkullojnë si
vesa pikuar në majë të malit.
Së pari më tha se i mori ëndrrat e tij
nga të miat,
ndërsa e humbur kam ecur
përgjatë rrugës në urën Vaterlo.

 

Dëshira ime

Puthje e dëshiruar për një jetë.
Noeja e ka prekur plazhin.
A nuk e kemi parë lutjen e oqeanit
për perlën që të lërë guackën e saj.
Në Eastbourne
Pasioni i livandos
është një dashnor i egër.
Në mbrëmje, ndërsa hëna po fërkon faqet e saj
në shtratin tim
Frymon në mua
dëshira ime që
është më e vjetër se universi.

 

Për hir të dashurisë

Perëndia e krijoi botën.
Sa herë e kam shmangur rebelimin në sytë e mi!
Çfarë lloj loje është kjo?
Në kopshtin e artit
të rigjenerohen.
Letrat janë të kalbura në trurin tim.
Dëshirojnë revolucion
Rrugë?
Injorancë,
Jo më pak heshtje.
Dashuria është pena ime.
Fjalët e dorës së dytë janë të mallkuara.
Kjo skenë duhet të ndryshojë.
Bota është hapësira, hapësira e saj është Zoti!
Për hir të dashurisë …
Sepse unë jam Rosemari? Apo aromë e saj?
Duke më kujtuar mua vetminën e gruas.
Ndërsa rozmarina, basilja dhe jasemina po mbarojnë nga malet.
O Zot, është vendi i vdekjes sime!
Dashuria ime, unë humba në gjelbërimin e apokalipsit tuaj.
Mbaj sytë mes grimcave .
Vendosa të bëhem e pasur
Dhe unë do të shes të qeshura.
Ndërsa fëmijët po zhduken,
ata vendosën të rrisin numrin e shkollave.

 


Përgatiti materialin Marjeta Shatro – Rrapaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s