Poezi nga Remzi Limani

Poezi nga Remzi Limani
 
 
TI NUK JE VETËM…
 
Unë jam pa ty,
sepse ti nuk je vetëm
dhe gjithnjë pa mua,
fluturon mbi kurorat e shkruara
vargje me pika shiu të vakët
mbetur faqeve, dritareve tua
qëndizma të shkrira, të stampuara
mbi kragët e ëndrrave me flutura
Ti flutura ime e bardhë shkëlqimi
mbetur diademë argjendi mbi kokë
 
Pra,
Ti nuk je vetem…
rri e fshehur pas një dielli fiktiv
një diell i rremë i vdekur qëmoti
dhe ai diell imagjinar,
që e mbanë fshehur nën sqetulla
nuk do ta nxenë as trupin
as shpirtin tënd mashtruar në sy…
 
 
 
SOLEMNISHT
 
Kërko këngë time
është një lule e ndryrë në ty
dua që shpirti yt të dëgjojë
dhimbjen time thyer brenda teje
 
Dëgjo këngën time për ty
brenda teje qëndron plaga ime
një plagë një këngë e pakënduar
lidhur rrënjës së kërthizës sate
 
Dëgjo këngën dhe hape dritaren
le të fluturojë dhimbja qiellit tënd
ajo është dhimbja ime për një lule
solemnisht e varrosur në sytë e ty
 
 
 
GJITHNJË FAQE E HAPUR
 
Para se të mbyll pamjen e parë
më pëlqen së pari të të puth
pas shfletimit me kujdes, faqen tjetër
sigurisht, gjithmonë me pamjen tënde
përsëri i fërkoj sytë dhe me dashuri
t’i kreh flokët me krehër prej ashtit tim
 
Dhe, kështu…
përgjithmonë vdekur në sytë e tu
kapërcej nëpër brinjë rruge të shtrirë
matanë blej ca kutia cigaresh dhe
prapë kthehem në sytë e tu
mbetur në faqen time të hapur…
 
 
 
DEHURI
 
Unë jam ende i dehur dhe
ende po kthehem rreth qarqeve tua
nuk e di pse bëj qarqe rreth qafës
së dritës sate të shkundur qëmoti
maja e gjirit të gruas së shpenzuar
nuk pikon më dritë mbi gjallëri njeriu
 
Unë nuk e di se çfarë po bëj
rreth errësirës sate sythelluar
si duket…
dehja e qëmoçme këmbëdredhur
është e pranishme ende në mua
dhe nuk di si të kthehem, të ngjitem mbikalimit mbi udhëkryqin e thyer
ngritur mbi gjinjtë e një gruaje të fikur…
 
 
 
PRES TË ZIHEMI NGRYKAS
 
Është e çuditshme
dashuria ime për të nuk fle kurrë
kurse Ajo…
është e vdekur në gjumin e saj
dhe kjo është arsyeja ime
pse unë nuk di s’i të flihet
duke pritur që ajo të zgjohet
harruar kam
s’i vritet një sy gjumë
 
Ajo
vazhdon të fle
unë
ende rri zgjuar pranë saj
pres
pres
pres zgjimin e saj…
Ajo
vazhdon të fle
unë i zgjuar
pres të zihemi ngrykas…
 
Remzi Lim@ni
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s