Alchaimer.. (kushtuar personave që ndodhen kaq pranë nesh ) / Poezi nga Diturie Hasanaj

Poezi nga Diturie Hasanaj

Alchaimer..
(kushtuar personave që ndodhen kaq pranë nesh )

Nga dritarja një botë të huaj vështron,
duar të lodhura,
sy të gozhduar në humnera…,
ehhh, sa plagë numëron,
pse vetja të duket e humbur,
e kujtesa brigjeve vajton
labirintheve të trurit,
asgjë dhe asnjë nuk të dëgjon.
Shpirti më dhemb , por sa?!
Një enigëm e pazgjidhshme u ktheve ti..,
ku fjalët humbasin kuptimin,
kur ti në pasqyrë shihesh,
përngjasim i trajtave shprishur ,
fjalë pa kuptim mërmërin
e huaj me veten,
e huaj me gjithë sa të duan,
lodhje torturuse.
Mendimet e tua si zogj shtegtuan
muret e brengosura rrudhen
tek ty dot më fole nuk ngrejnë,
ka hedhur rrjetat Alcaimeri,
të rrëmben dhe të mohon vetveten.
Për ty ka rëndësi vetëm ikja, ikja…,
një çelës var në qafë dhe rrugën e humb përsëri,
e zemra drithëron kur s’të gjej,
trishtohem kur ti nuk je .
Shpirti yt i burgosur endet aty shkretëtirave të kujtesës,
më aty s’ka jetë,
ndërsa dita kapërcen pargun e mundimit
e soset e hidhur perëndimit.
Trupi yt i rraskapitur,
ngjan me një pemë pa gjethe,
me një rrugë krejt bosh,
ti jeton instiktin e të qenit,
e vrapon ,
vrapon në një rrugë që s’ të çon askund …!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s