Fragment nga romani në proçes shkrimi “BESA”,  kur Vojsava pret lindjen e djalit në Kështjellën e Petralbës, apo  “Gurit të Bardhë ” / Nga: Zyba Hysa

Fragment nga romani në proçes shkrimi  “BESA”,  kur Vojsava pret lindjen e djalit në Kështjellën e Petralbës, apo  “Gurit të Bardhë “

Kjo kala u ndërtua pasi forcat venedikase sulmuan dhe morën kalanë e Xibrit, në kërkim të diçkaje të shenjtë, që mendohej të ishte fshehur në të, pasi nuk gjeten gje, e shkatërruan nga themelet, atëherë fisi Kastrioti ndërtoi pak më larg saj, kalanë e Petralbës dhe qysh atëherë, sulme të njëpasnjëshme ka provuar kjo kështjellë, por s’është pushtuar, se përveç pozicionit të saj strategjik, ajo kishte një hyrje të nëndheshme, që e kishte pasur edhe ajo e Xibrit e përmes saj lidheshin me shpellën misterioze të Gurit të Bardhë, ku mbanin sasira të mëdha ushqimi dhe kishte edhe një burim te freskët brenda saj, në një farë mënyre, Shpella e Gurit të Bardhë, ishte një kështjellë nëntokësore e pazbuluar nga armiku. Para se të ndërtohet kjo kështjellë, ishte kjo shpellë që shpëtoi familjarët e Kastiotëve kur jetonin në kështjellën e Xibrës.

Rëndësia dhe qëndresa e Kështjellës mori përmasa hyjnore, ngaqë të gjithë armiqtë që e sulmonin gjenin vdekjen dhe asnjë nuk mundi ta pushtonte, por dhe peisazhi para saj ishte mahnitës, pranverë e harlisur dhe vjeshtë e çmendur, pranvera e mbështillte me velin e saj magjik gatuar me pjalmin e luleve të panumurta të bjeshkës, bënte që edhe ajri që thithje ishe ilaç shëronjës, ndërsa vjeshta e vishte me të gjitha ngjyrat dhe nuancat e saj e kështjella – qytezë dukej si tempull Perëndishë. Dhe pikërisht, në këtë kështjellë kishin kaluar tashmë tre breza Kastriotësh dhe aty lindën dhe u rritën dragonjtë e maleve, bijtë e Perëndisë, ushtarët e Jezu Krishtit.

Gjoni II kishte gati një muaj që e kishte dërguar Vojzën bashkë me fëmijët në kështjellën e Petralbës, zakon që e bënte për çdo vit, sa herë vinte pranvera dhe vjeshta, si për të mos u shkëputur nga vendlindja, ndërsa për verë dhe dimër i merrte në kështjellën e Krujës, Petrelës, Prizrenit…

Kjo kështjellë ishte vendi i sorkadheve, vendi i bilbilave, vendi i Perëndive, fëmijët rriteshin me pëllëmbë dhe Vojza shtatzënë priste me padurin nëse do ta gëzonte të shoqin për të lindur djalë, se kërkonte ta pagëzonte me emrin e të atit Gjergj. Përpëlitjet e foshnjës në bark, bënin të përpëliteshin mendimet dhe herë – herë, kur mendonte se Zoti mund t’i dhuronte djalë, ndjente shkëlqimin e syve të bashkëshortit dhe përqafimin e tij që e bënte me flatra.

E donte shumë Gjonin, kur ai largohej për të vëzhguar nga afër punët e tij në kështjellat tjera, e ndjente shumë mungesën e tij, ajo kishte një lidhje të thellë, të pa shpjegueshme me të, ajo nuk ndante vetëm shtratin, por edhe ëndrrat, edhe endërrimet i thurte me të, ai ishte fryma e saj dhe ajo ishte paqja e tij, kur ishte larg, kështu si sot, që sapo u ngrit nga gjumi nga një ëndërr e ndjeu më fort mungesën e tij, se s’ishte si ato ëndrrat që ikin me mëngjesin, por që të mbajnë lidhur me gjumin, saqë s’e kupton dot je në ëndërr, apo në realitet, ndaj ashtu e veshur me të linjtat e bardha, u ngrit nga shtrati dhe doli në frengjinë që shikonte nga fundi i fshatit, sikur mundohej të dëgjonte ndonjë trok kali, apo të dallonte siluetën e të shoqit mbi kale dhe gjithë aroma e bjeshkës i hyri në trup, në shpirt dhe u shndërrua lule. Mbi fytyrë i ra një nur petaleje me nuance rozë në vjollcë e me përzjerje ujore, sytë morën gjallëri e lëviznin pa komandë për të shquar atë që priste, pa e ditur se do të vinte, është e çuditëshme, njeriu fillon e prêt, sikur ka marrë një lajm, të cilin s’e ka marrë kurrë as me shkrim, as me zë, por e ka marrë në rrugë mistike përmes intuitës, se ndodh, si të ishte lajm i vërtetë…”

-vazhdon

 

Nga: Zyba Hysa

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s