Poezi nga Dhimitër Nica

Poezi nga Dhimitër Nica

 

DHIMBJE KURBETLLINJËSH

Unë nuk e zgjodha me dëshirë
rrugën e kurbetit,
as daja e xhaxhai s’ më pritën atje…
Atdheu lëngonte,
ishin ditë kiameti
dhe shumë nga (kurbetqarët)
vendosën t’ ia lehtësojnë dhimbjen
e t’ ia zbusin brengën…
Kur e pamë që ishim « tepër »
dhe peshonim mbi trupin e brishtë,
vendosëm t’ ia lehtësojmë kockat
e të mos ia shtojmë marrëzitë…

Por dolën të tjerë,
më të “mençur” nga ne,
me djallin në kokë
e mpleksur me jezitë,
i ngulën kthetrat mbi trupin e njomë
e gjakun i pinë përditë…

Si ç’ bëjnë kërpushët mbi bagëtitë…

Dhe mil e mil
kanë 30 vjet,
me natë e ditë…
Atdheu im është në rrezik,
atdheu yt, atdheu im,
po « theret » nga kasapët,
po kthehet në kufomë
e ka renë në pritë!

 

ZHGËNJIMI

Deri dje ma plase shpirtin,
ma more syrin edhe zemrën!
Betoheshe për Zotin e për Krishtin,
se do t’më ktheje, krejt të lëngshëm…

Dhe unë besoja se kishe Zot,
se kishe rrënjë në Perëndi!
Shkrihesha në ëndrra dhe në lot
e digjesha në zjarrin tënd, në gji!

Ndaj erdha prapë fare papritur,
hyra pa zhurmë e pa bër zë…
Çudi, gjërat pushuan…, sytë ngrinë…!
U ktheva mbapsht…, s’ po kthehem më!

 

DASHURITË E MIA

Më pëlqejnë udhëtimet e reja,
të bëra nëpër rrugët e vjetra,
nga i kanë bërë të parët tanë…

Më pëlqejnë dashuritë e reja
(edhe vajzat e bukura)
t’ i dashurojmë si heronjtë e lashtë,
në filmat erotik…

Më pëlqejnë verërat e vjetëra,
që zbulojnë në hambarët e anijeve të mbytura,
ashtu rastësisht, fare rastësisht…

Më pëlqen dashuria ime
(një thesar ende i pazbuluar)
që i ka dhe i mban të gjitha brenda…
Nëpër labirinthet e fshehta të trupit,
nëpër demonët e çmendur të shpirtit,
aty…, aty, i gjej të gjitha dashuritë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s