Poezi nga Dorjan Agalliu

Poezi nga Dorjan Agalliu

 

Kur të vish…

Nëse një ditë ti e “vetme” do të vish…
Nga trageti do zbresësh me mallin e vjetër
Qyteti edhe pse lyhet, është më i brishtë…
Ai që ti njihje është tashmë në letër…

 

Kot kërkova

Dje , kot kërkova në breg të detit peshkatarët
Ata që bregut gjuajnë me rrjetat me plumça…
Rrjetën e tyre veç jot ëmë mund ta bënte fustan
Ti, të ndrije mes shoqesh si më e bukura…

Peshkataret ishin mbyllur në shtëpitë e tyre
E të ndiqnin nga dritaret , vallëzimin tënd në breg
Ti fluturoje , vallëzoje , mes gëzimit të tyre hyre
Për të na ngelur e vogël ende nëpër mend…

 

Fan S Noli

…këtu ku jam vija shpesh ato ditë lufte
Barka pa fund, marinar, ushtar , doker
Në rrugë karrocat mezi tërhiqeshin nga kuajt
Plot me thasë, oriz, çimento, kripë a sheqer…

Ishte ndryshe, nën fytyrat e lodhura
Gëzimi shoqëronte këtë qytet të brishtë,
Ishte i mbushur me dulqinja dhe desdemona
S’mungonin pijetarët, këngëtarët dhe çingitë…

Sot, më duket vetja si një rojtar pa armë
Ruaj bankën, kishën dhe portin përballë
S’shoh më doker, karroca, kuaj më rrallë
Më mungojnë më shumë fëmijët shkollar…

Më pyeten për ty, i them Nolit, na panë në një foto
Gjysh nga babai apo nga nëna , kushuri a e ke…
Eh, i thashë sa mirë do të ishte, do kisha kopirajtin
E Hamletit, Don Kishotit , të historisë me Skënderbe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s