Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

PASI

Pasi jemi këtu ku jemi
dhe një brengë në shpirt kemi
Ti kërkon më të voglën nderë
Zemrës tënde ti hap derë
Do e bëj s’të thej dëshirë
Por të lutem të rrish mirë
Më jepë besë më jep fjalë
Se s’do ndezësh brenda zjarr
Se nga zjarri të dy përvëlohemi
E në shpirt keq lëndohemi
Do e bëj, për mallin tënd, mallin tim
Veç mos shkakto n’zemër tundim
Me shpërndarje çdo gjë pakësohet
Çuditrisht, dashuria shtohet.

 

NËSE

Ti bëhesh pikë shiu që nga qielli bie lehtë
Unë petale trëndafili pikën tënde ri e pret

Po më erdhe si erë prilli apo si puhi
Të pres në kraharor t’më shuash këtë zjarrmi

Fryj furishëm me sa mundesh në ballin tim
E dua frymën tënde, tëndin të lehtë ledhatim

Kur të vish porsi zjarr të lutem ki kujdes
Mos, unë nuk pritoj, digjem në flakën që ti ndez

Zgjidh çka të duash…!
Eja si erë, si shi, mund të vijshë si stuhi
Por mos, mos eja shpirtzjarr

Se digjemi të dy!!!

Eja, e më prek…herët në mëngjes!
Nga prekja yte ndodh dhe të vdes
Pas prekjes ëmblake më dhimbset…!
Ah, sa më dhimbset të vdes!

 

***

Zëri yt s’di pse heshti
e s’dëgjohet kënga jote
Zemra yte jo nuk rreshti
Pas luksit të kësaj bote

Re gri sillet në qiell
Unë rrebesh ndjej në kraharor
Ngadalë shuhesh ti si yll
Unë përflakem meteor

Horizonti është i ngrisur
Porsa mori ngjyrë plumbi
Dhe shtrëngata sa s’ka nisur
Kënga jote s’di ku humbi

Kot pres fillin e një dite
Q t’më sjell mbarësi
Është ndriçim gënjeshtërdrite
Fund e krye djallëzi

Herë e mugët gri herë-herë
Është ndjenjë shpresëthatë
Mbi ballë timin sjell skëterrë
Dhe sa mund derdh afratë.

 

S’JE BIMË E EGËR…

Jo, s’je bimë e egër as nuk je barishte
Ti nuk je drizë je pemë me shtat bliri
Në zemër kam ngritur t’bukurën lulishte
S’ta harroj erëmimin aromë trëndafili

Sikur të shndërrohesh në mjegull skëterrë
Ngarkuar me breshër ngarkuar me shi
Në shpirtkopshtin tim ti sjellë pranverë
Në zemërlulishte ka kohë që ke mbij’

Ikin netë pagjumë ngatërohen pikëllimet
Mbi kraharorin tim zjarrvullkan shpërtheu
Si dallgë të tërbuara vërshojnë dëshpërimet
S’i druaj zjarrit që djeg kam shpirt Prometeu

Është imazhi yt që mban gjallë gëzimin
Mallin përvëlues s’ka forcë që ma tret
Ndaj në shpirtin tim s’gjenë shtrat pendimi
Për pikëlotin tënd shndërohem n’tërmet

Gëzimjetën time dhunshëm ma rrëmbyen
Dhe në det mëkatesh e hodhën pa mëshirë
Liburnës velat me fjalëshpatë ia shqyen
Deshën ta ngujojnë në t’Hadit errësirë

Lundron varkëshpresa ime s’e ndalin stuhitë
As erërat e tërbuara që frynë nga veriperëndimi
Lundrimin s’ma mposhtin kurrë dallgëlubitë
Detshpirtit tënd kridhem më djeg përmallimi

S’më fundoset barka nga dallgët e forta
Do ta mbys vetminë që n’ballë të rrin stisur
Gjaku vlon damarëve më buçeta aorta
Shpirtkështjellën tënde kurrë s’e kam braktisur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s