Poezi nga Eltona Lakuriqi

Poezi nga Eltona Lakuriqi
 
 
***
 
Në mes dhomës
përballë shtratit
mbetur këpucët
me lidhëse të zgjidhura…
 
Hapa jete të përfolur
Sydrite të vajtuar
Kohë e trishtë pranverore
Hije harruar në errësirë…
 
 
 
***
 
Këmbëkryq gishtrinjtë
Mbi letër heshtja çmendet
Natë pa perëndi
Larg zemrës tënde.
 
 
 
***
 
Të qash se ndjenjat nuk ti rrëmben dot askush!
Se pa lotim nuk ka fitore,nuk ka ecje të drejtë e të paqtë në udhë jete…
Te qash pa turp, pa ndrojtje, se fjalët e shpirtit vetëm ashtu bëhen të gjalla.
Çohen nga djepi foshnjor dhe qajnë dhe ato me zë…
Të qash se nuk ka njeri me vlera, me shkëlqim në sy, me prejardhje nga balta e perëndisë e më pas barku nënës(bote tjetër e magjishme) që nuk qan një ditë…
 
 
 
***
 
Dua të qaj, por nga t’ia filloi?!
 
Të qaj se shkruajta dy fjalë për ndjenjat?!
Se pëshpëritjet vërshuan si tinguj…
 
Më morën trishtimet
që kishte mbyllur zemra brenda
 
Në liri të derdh lotin e parë?!
 
Dua të qaj
Te qaj se nuk munda…
 
Për çdo gjë tjetër
që nuk e preka dot sot
me duart e shpirtit…
 
Të dergjem në shtrate pafajsie
Me sy të mbyllur
 
Në prag mërzie
Të pres ëndrrat që kam pritur gjithnjë…
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Eltona Lakuriqi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s