Poezi nga Muhamet Mustafaj

Poezi nga Muhamet Mustafaj

 

Vargjet e vdekjes

Se kam pritur fare,
po as në ëndërr
se kisha parë,
se do ta ngris ndonjëherë
flamurin e bardhë.

U dorëzova përpara zotit,
përpara vetes,
përpara vdekjes,
dhash krah dhe krahëror
historin e bëra përrallë
e bëra hor.

U dorëzova me flamurin e bardhë
varg I gjallë i shpirtit tim
dhe tash ,bota
me sheh përdalë
fëmijë të rritur jetim,
endacak i botës se re
ne kërkim.

Mos më fal o zot
fajin tim
as në amshim.

 

Magjistarja

Se këto vargje po I lexoj, pa zë
të mos më dëgjoj, magjistarja
tërë ditën rri e fle, 
natën duket tek dritarja.

Kur një natë ndriqonte, e verdha hënëz
ajo vajti tek varret e para
me vete kishte gjëra të shkreta
dhe lutej gjerë në oret e vona.

Oj Marë oj Mari
prite këtë lëmsh të bardhë
prite këtë lëmsh të zi
Gjylistanja mos bëftë fëmijë.

Dhe s’ishte rastësi kishte dëshiren e dytë
vinte që nga kurora e nuserisë
ti vinte, burrit litarin në fytë
dhe ti dukej mbretëreshë e gjithësisë.

Kishte dhe dëshira të tjera
mbase si arrinte dot
qante,dënëste e mjera
derisa sytë iu mbushen lot.

 

Pikë loti

Porsi sorkadhe e heshtur
u afrua pranë liqerit,
dielli rrezët kishte hedhur
ndërkohë
ajo zhvezhi këmishen e bardhë
dhe dukej nimfë e bukur
me sy skifteri.

Futi këmbet preku valët,
liqeri u dremit
për një çast
në sytë e mi,
zogjtë se ndalonin këngen,
se zemra më rrihte pakufi.

Lamtumirë vark e vjetër
hija e blirit më mbuloj
mbi shkëmb pranë liqerit,
kush tjetër
pikë loti prushëroj.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s