Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Miti i Europës
Sipas mitologjisë, Iliri është nipi i Europës

Mali gurëzi
nga lind dielli,
mali gurëbardhë
në perëndim,
dy hije malesh
në shpinë të njëri-tjetrit,
me hyjnitë flasin
ilirisht.

Në malin gurëbardhë
marr rrëfimin,
në malin gurëzi
shkruaj historinë,
hallën Europë
që humbi një ditë dimri,
s’po mundim ta kthejmë
në shtëpi.

Rrëzohen nga dy male
histori antike,
të Kadmit plak
e Ilirit të ri,
bie nën dy hije
miti i rikthimit,
A do ta njohë Ilirin
Halla e tij!

E unë si murg,
lutem nën dy male,
dhe Europës i kthehem sërish,
te varri i Kadmit
me Ilirin përdore,
atje, ku Zoti
foli së pari ilirisht…

 

Prej Kepit Nus shpërfaqet miti

Prej Kepit Nus shpërfaqet miti,
ishte a s’ishte e vërtetë!
Nusja do të ketë rënë nga shkëmbi,
apo ishte rrëzuar vetëm hija e vet!

Po dhëndrri,
a ishte bërë gur bjeshke,
që shihet dhe sot në atë vend
si dikur,
a mundën krushqit ta ndalnin gëzimin,
apo dhe ata u shndërruan në gurë!

A thua ai mit u krijua si trill,
për të kujtuar se duhet vlerësuar çdo çast,
kur burrat ngjiten mbi një Kep të Shëngjinit,
kujtojnë se mund të ishin dhëndrra të pafat!

 

Mbytja e pritjes

Të kërkova pas dallgës
që ikte…
Dielli prush
m’i bënte gjurmët.
Alga të shkulura
mbetur përgjatë bregut
prisnin valën tjetër.

Ti nuk erdhe,
ishte mbytur pritja,
kishte humbur!
Hija jote
në pasqyrën e ujit
nuk ecte,
mbeti
në gjysëm të rrugës.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s